Categories: Uncategorized

Rrëfimi tronditës i 63-vjeçares: Babai më shiti për 50 mijë lekë

“Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë e trishtë të 63-vjeçares Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të vështirë. Kur ishte 16 vjeç, babai e martoi pa dëshirën e saj. Martesa zgjati vetëm një vit e gjysmë dhe më pas babai dhe prindërit e bashkëshortit kërkuan divorcin e tyre.

Më tej, Fatime rrëfen se në atë periudhë, babai e kishte shitur për 50 mijë lekë, tek një familje ku do shkonte si nuse. Nuk e pranoi martesën me djalin e asaj familjeje dhe babai vendosi ta martonte me një tjetër person. E gjendur pa rrugëzgjidhje dhe vetëm 16 vjeç, ajo pa si rrugëzgjidhje burgun për të shpëtuar nga martesa. Fatime bën me vetëdije dëshmi të rremë dhe dënohet me 10 muaj burg.

Të lidhura

None found

Gazetarja: Kur është momenti që ti hyn në burg?

Fatime: Në 21 Prill të ’76!

Gazetarja: Për çfarë arsye?

Fatime: Isha pa u divorcuar me gjykatë me këtë të Kamzës, mua më shiti baba 50 mijë lekë në Pukë.

Gazetarja: Si të shiti babai? Se janë të forta këto që po thua tani!

Fatime: Janë të vërteta këto që kam kaluar po të them!

Gazetarja: Si të shiti babai për 50 mijë lekë?

Fatime: Në Pukë, për të më dhënë nuse atje. Nuk shkova dhe s’më pranoi në shtëpi, se kishte marrë lekët dhe nuk do i kthente. Mbështetje s’kisha, s’më mbështeti as tezja, as xhaxhai. Edhe me polici në atë kohë.

Gazetarja: Pra shkove në polici?

Fatime: Po dhe më çuan në shtëpi, i bënë presionit babait dhe më futi brenda. Një natë vijnë dy burra në shtëpi, njërin e njihja po tjetrin jo. Këtë që nuk e njihja i kishte ikur gruaja. Bënë me babain muhabet, se ishin të dy pijanecë. Dhe i thonë t’ia japim Fatimen për grua meqë i iku gruaja dhe ky me ato mend, më thotë do marrësh këtë për burrë, ose do dalësh në rrugë.

Gazetarja: Sa vjeç ishe?

Fatime: 16 e gjysmë!

Gazetarja: Po prit se 16 e gjysmë ishte kur u martove në Kamëz?

Fatime: Isha akoma e padivorcuar nga ai tjetri. Dola të kërkoja gruan e atij me njerkun e saj. Thashë ka ardhur koha të hyj në burg, s’kisha alternativë tjetër.

Gazetarja: Doje të hyje në burg?

Fatima: Po e bëra me qëllim të hyja në burg unë.

Gazetarja: Po pse?

Fatime: Ose të merrja atë, ose të dilja në rrugë. Atij i vodhën orën dhe…

Gazetarja: Ti bëre dëshmi sikur i vodhe ti orën?

Fatime: Jo, nuk e pashë që e vodhi ai, për kallëzim të rremë.

Gazetarja: Sa muaj burg bëre për këtë?

Fatime: 10 muaj burg.

Fatime tregon më tej se 18 ditë pasi doli nga burgu, ajo qëndronte vetëm brenda në shtëpinë e babait. Ishin në situatë të keqe financiare dhe vendosi të shkonte të shiste gjak. Në spital u konfliktua me një punonjës të degës civile dhe për shkak se nuk po duronte më fjalët e tij, humbi durimin, mori një tullë dhe e goditi në kokë. Për pasojë, personi në fjalë mbeti i plagosur dhe ajo u fut edhe njëherë në burg, ku qëndroi një vit./tvklan.al

të fundit

Protestuesi plagoset në bark pasi goditet me plumb gome nga policia

Një qytetar është qëlluar me plumb gome në pjesën e barkut. Protestuesi është qëlluar në bark, në pjesën e sipërme…

19 seconds ago

Drejtoria e Inspekcionit e Prishtinës dënohet me 5 mijë euro për shkelje të detyrave ligjore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro…

2 minutes ago

Tensionet përshkallëzohen në Bulevard, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit hedhin molotovë

Hidhen molotovë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve në bulevard, pranë sheshit “Skënderbej”. Policia përdor ujë me presion…

5 minutes ago

Roma shfaq interes për Balden, mbrojtësi mund të largohet nga planet e Flickut

E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është sërish në qendër të vëmendjes, pasi mbrojtësi i krahut të majtë ka…

8 minutes ago

VIDEO/Alarm për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar lë fushën i dëmtuar pas vetëm 13 minutash

Armando BrojaVetëm 13 minuta ka zgjatur ndeshja për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, i cili e la fushën i dëmtuar…

14 minutes ago

Arlind Kurti vendos fitoren e Laçit ndaj Vorës: Jam i lumtur për grupin, synoj një ekip në Europë

Arlind KurtiArlind Kurti rezultoi vendimtar në ndeshjen që Laçi fitoi 1-0 përballë Vorës në Kurbin [...]Read More...

25 minutes ago