Categories: Uncategorized

Rrëfimi prekës i ish-deputetit që mposhti COVID-19: Preka fundin, mjeket humbën shpresën!

“Ndejta 50 ditë i shtruar tek Shefqet Ndroqi dhe në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës…”

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, i cili u infektua me koronavirus pak kohë më parë, ka folur rreth eksperiencës së vështirë që ai kaloi.

Të lidhura

None found

Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, Tv Klan, Toçi thotë se ka qëndruar 50 ditë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ish-deputeti u shpreh më tej se ka pasur raste kur edhe mjekët kishin humbur besimin në shërimin e tij.

“Në shoqërinë shqiptare por edhe në Ballkan nuk kanë ende një vlerësim sa duhet dhe ka një neglizhencë kur bëhet fjalë për masat që duhen marrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të afërmit. Përvoja ime ka qenë e veçantë në raport me secilin përvojë që kam kaluar.

Duke e nisur edhe nga unë vetë me një neglizhencë të tillë e fillimit sepse kjo duket një gjë e lehtë e mund të kalohet në shtëpi etj.

Duke neglizhuar në këtë mënyrë vjen ajo që unë mendoj se është një këshillë për të gjithë shqiptarët vajtja me vonesë në spital dhe infermierët nuk kanë se çfarë të bëjnë më.

Ndejta 50 ditë i shtruar tek Shefqet Ndroqi dhe në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës që edhe vetë mjekët më entuziastë apo të sigurt në profesionin e tyre, kanë menduar në një moment që nuk kanë se çfarë bëjnë më për mua.

Por ky ishte vullneti i Zotit që deshi, të rikthehem dhe të ndodhem në shtëpinë time në një fazë rikuperimi që është shumë e nevojshme për këtë gjë”, tha ai.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

8 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

10 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

15 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

17 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

19 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

21 minutes ago