Categories: Uncategorized

Rrëfimi prekës i 24 vjeçares që mposhti kancerin: Çfarë më motivoi çdo ditë

Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kancer gjiri.

24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.

Të lidhura

None found

“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje

E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.

24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.

“Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tani që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë.

Përpara se të nisja kimion, mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babi im që më mi preu vetë”, tha ajo.

Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese “RrezeCS.com” për të ndihmuar gratë që preken.

të fundit

Kush është Wael Mohya, 17-vjeçari i ftuar nga Jürgen Klopp në ekipin e parë të Gjermanisë?

Surpriza më e madhe në listën e Jürgen Klopp për ndeshjet e fundit të vitit është Wael Mohya, mesfushori 17-vjeçar…

7 hours ago

Rekordet ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos dhe arritjet e tij me Portugalinë

Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u bërë një nga lojtarët më të…

7 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 6 nëntor 2026

Dashi Do ketë disa debate ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni…

7 hours ago

Klodiana Lala skeptical of Gogu–Veliaj meeting, makes accusations: He will use it in Strasbourg to portray himself as politically persecuted

Gazetarja Koldiana Lala, ka qenë mbrëjmen e sotme e ftuar në Vizion Plus, ku ka folur për kryetarin e Bashkisë…

7 hours ago

Zelensky: Russia is recruiting deported Ukrainian children who have now grown up; this must stop

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë shqetësuese gjatë Samitit të 30-të Ibero-Amerikan në Madrid, ku pretendoi se Rusia…

7 hours ago

Egnatia nuk e humb shpresën për kualifikim pas disfatës në Rumani

Universitatea Craiova - Egnatia Egnatia u mposht nga Universitatea Craiova në Rumani në shifrat 2-0 [...]Read More...

8 hours ago