Categories: Uncategorized

Rrëfimi i motrës së 21-vjeçares që ndërroi jetë nga virusi: U nxi nga duart, ambulanca nuk vinte

Më 15 korrik, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave të Covid-19, në vendin tonë ishte edhe një 21-vjeçare, e quajtur Amantia.

Por pavarësisht deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, familjarët e të ndjerës kanë një tjetër version, ku kanë mohuar të kenë pasur një raport që 21-vjeçarja të ketë qenë e infektuar me Covid-19.

Për Top Channel, ditën e sotme ka folur motra e 21-vjeçares ku ka treguar të gjithë kronologjinë që kur e reja ka shkuar në spital e deri kur ka humbur jetën. Sipas saj gjendja e 21-vjeçares sa vinte dhe përkeqësohej dhe vetëm kur u rëndua shumë, kishte ardhur ambulanca për ta transportuar në spital.

Më tej motra e viktimës ka thënë se ka komunikuar me të deri më datë 13 në darkë ndërsa më pas komunikimi nuk ka qenë i mundur. Sipas saj Amantia ka ndërruar jetë më datë 14, ndërsa familjarët janë njoftuar një ditë më pas.

“Kemi kërkuar me ngulm për ta bërë tamponin. Thjesht kanë marrë informacion dhe nuk na e kanë bërë. I kam marrë në mëngjes dhe më kanë thënë se jemi të ngarkuar”

Sidorela Gjoni: Motra u shtrua në spital me datën 7 korrik. Çfarë ndodhi më pas çfarë simptomash kishte në shpi dhe kë telefonuat që u shtrua në spital.

“Atë natë ju ngrit temperatura. Që më datën 3 korrik kishte temperaturë. Me bajame të qelbëzuara. I kishte shumë keq bajamet. I ka parë edhe mami. Edhe vetë, i kemi ndjekur anën popullore se ankohej më para.

Kishte mpirje të krahëve mpirje të buzëve dhe kishte marrje fryme. U bë keq dhe ne telefonuam ambulancën. Por na thanë se nuk mund të vinin në shtëpi se nuk kishin një veshje për momentin. Unë po ngulmoja shumë dhe më pyesnin për simptomat. Mund të jenë vonuar rreth një orë.

Atë natë ndodhi dhe me thanë se vetëm në jemi dakord që ajo të hipi Amantia vetë në ambulancë. Ajo ka zbritur dhe hipur vetë në ambulancë. I ngrit temperatura. U nxi nga duart e këmbët. “

Sidorela Gjoni: Pas atij momenti Amantia u shtrua në spital…

“Iu bë tamponi por nuk kemi marrë kurrë një përgjigje, që është pozitiv apo negativ. Motra ka pohuar se bëri skaner e analiza gjaku. Masnin oksigjenin në gjak.

Lajmin për humbjen e Amantias e kemi marrë në 15 korrik në mëngjes. Ndërkohë në skedën e vdekjes shkruhet 14 pa një orar. Kam bërë sot një kërkesë me shkrim dhe me thanë se do të kenë një kopje të kartelës së Amantias pas 10 ditësh. Amantia ime nuk ka qëndruar asnjë ditë në intubim.”

Sidorela Gjoni: Flisje me të në telefon dhe me mesazhe?

“Kam folur me të edhe në telefon edhe me mesazhe. Edhe është përkeqësuar menjëherë. Deri me datë 13 deri në orën 19:55 të darkës kam folur me të.

Më tha vetë që nuk ndihej mirë. “Më lërë se nuk jam mirë” më tha. Janë kujdesur për Amantian në fund, por nuk e them për pjesën para se ankohej nuk vijnë të më shohin shumë më thanë.”/TCH

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago