Categories: Uncategorized

Rrëfimi i dhimbshëm i të moshuarve: Si na rrihte djali se s’i jepnim para për drogë

Përdorimi i alkoolit dhe drogës po kthehet çdo ditë si një nga shtytësit më të mëdhenj të dhunës në familje. Të moshuar që gjenden nën sulmet e fëmijëve, pas kërkesave të tyre ethshme për para. Gra dhe partnere që dhunohen nga njerëzit me të cilët ato kanë zgjedhur të ndajnë jetën, që janë nën efektin e alkolit ose kërkojnë të marrin drogë.

Dosja që gazeta “Si” po zbardh ekskuzivisht sot tregon se si dy prindër dështuan për ta larguar djalin nga droga dhe që së paku tre vitet e fundit ata u detyruan të kthehen në denoncues kundër tij, pasi ushtronte dhunë. Jeta e dy të moshuarve nga nën frikën e dhunës, tashmë është e ndarë mes burgut ku biri I tyre F.L. ka përfunduar sërish, dhe shtëpisë, ku ata flinin me frikë prej të birit

Të lidhura

None found

“Djali ynë ka një javë që ka dalë nga burgu, s’po gjejmë prehje, ai prapë na dhunon….”

Dy të moshuar, me rrobat e grisura dhe shenja në fytyrë duke mbajtur njëri -tjetrin kanë nisur të tregojnë problemet me djalin e tyre, që nisi të përdor drogë në moshë të re dhe ka që refuzuar çdo përpjekje të familjes për rehabilitim. Banesa ku policia shkrepoi fotografitë e fundit, pas dhunës së ushtruar kishte ngado orendi të thyera dhe dyer të dëmtuara. Pikturat në ërw ëngonin- tregoi për gazetën “Si”, agjenti që kqyri shtëpinë pas arrestimit të F.L.

Pasi njëri nga policët i dha çiftit të të moshuarve nga një gotë ujë për t’u qetësuar, ata filluan të tregojnë për të birin. “Policia shkoi në orën 4.30 të mëngjesit në shtëpinë e tyre në kryeqytet pas një telefonate që kërkonte ndihmë”- tha një burim I gazetës “Si” pranë komisariatit numër 3. Madje edhe efektivët vetë u gjendën më pas nën sulmet e djalit të dhunshëm, teksa njëri nga prindërit kishte shenja në fytyrë ndërsa e ëma kishte dalë me shapka në rrugë

“Jemi në pension të dy, vajzën e kemi të martuar në Francë. Djali doli nga burgu në mes të muajit maj. Që kur ai doli nga burgu kemi frikë, rimë me frikë, flemë me frikë. Nuk po gjejme prehje, kemi ngelur rrugëve” –I tha policisë nëna e 30 vjeçarit, përdorues droge dhe alkoli.

“ U arrestua në shtator 2017 për dhunë ndaj nesh, kur doli ne ja hapëm derën se ështe beqar dhe është djali ynë. Pastaj u arrestua prapë dhe doli në mars 2018 dhe doli nga burgu në fund të qershorit 2019. Përsëri ai vazhdoi të njëjtat veprime dhe shkoi në burg. Ai është përdorues I drograve të forta, dhe nuk kontrollohet”- shtoi e moshuara .

Sipas dëshmisë së saj dhënë në polici dhe që gazeta “Si” e disponon së bashku me identitetin e të moshuarve, në një rast ai I ka marrë zvarrë të dy prindërit pasi e refuzuan t’I jepnin lekë për të blerë dorgë. Ngjarja e dhunëshme ndodhi në sy të mbesës së tyre të vogël 4 vjeçe.

Sulmi i fundit

Ditën e ngjarjes babai pensionist ishte shtrirë sepse nuk ndihej mirë për shkak të luhatjeve të tensionit. Nga shtëpia e tyre sapo ishte larguar autoambulanca . Në orën 3.30 të mëngjesit në shtëpi kthehet djali.

” Erdhi djali”, më tha –“ po pi kafe hëë..pastaj uli grilat që mos të dëgjoheshin zhurmat jashtë dhe ë afrua më qëllloi në kokë. Më nxorri nga krevati zvarrë. U zgjua e tmerruar mbesa dhe po qante. Ai më gjuante me këpucë në trup”. Këto detaje rrënqethëse jepen nga I ati I dhunuesit I cili me lotë në sy ka pohuar se djali vepronte kështu sa herë nuk gjente dot të holla për drogë.

E ëma u shmang dhe doli jashtë nga shtëpia me vrik. Djali iu sul pas, mori motorrin dhe e ndoqi.

“Ajo e tmerruar nga kjo skenë shkoi në komisariat, ndërsa unë kur mbeta vetëm telefonova policinë” jep detaje I moshuari , I cili sipas policisë ka shënja dhune nga goditjet e të birit.

Rasti më I fundit ështe hera e gjashtë e sulmit. “Kemi frikë prej tij, si reagon , ai thyen cdo gjë”-I thanë policisë të moshuarit.

Të moshuarit i kanë dhënë ëndësi disa herë të birit për të nisur jetën por nuk kanë ëndur ta shkëpusin atë nga droga. “Në këto kushte kërkojmë zgjidhje përfundimtare nga shteti”-thonë të moshuarit.

Pas arrestimit të 30 vjeçarit policia ka shtuar në dosje edhe kjqyrjet në sistemin Tims dhe Adams nga ku del se ai është I dënuar disa herë për dhunë në familje. Eskpertiza më e fundit nga IML nënvizon se dy pleqtë nga dhuna më e fundit kanë dëmtime të tilla të rënda që u kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme për nëntë ditë. Vec akuzës së dhunës në familje I riu përdorues do akuzohet edhe për kundërshtim të policisë.

të fundit

Horoskopi 16 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj…

4 hours ago

Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, policia jep njoftimin: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve…

4 hours ago

Rozana Radi zbulon për herë të parë të vërtetën e debatit me Rezarta Shkurtën

Rozana Radi ka zbuluar në emisionin “Goca dhe Gra” një situatë të papritur që lidhet me një projekt të saj…

5 hours ago

Rikthehen përplasjet në distancë të kancelarit gjerman me Trumpin, Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët të shkonin në SHBA

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i rikthehet përplasjes në distancë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.…

5 hours ago

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga Henri? Fermerët debate dhe akuza ndaj njëri-tjetrit

Sfida e të hënës, të cilën e fitoj Dj Bujaka ka sjellë reagime të shumta gjatë kësaj jave. Sara Karaj…

5 hours ago

Në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues i Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestime të tjera gjatë mbrëmjes

Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, është vënë në pranga së bashku me dy efektivë të tjerë…

6 hours ago