Categories: Uncategorized

Rrëfimi i dhimbshëm i motrës, dhunohet barbarisht me hekur e sëpatë 16-vjeçari

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” gjatë ditës së sotme u trajtua ngjarja e 16-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht, vetëm 100 metra nga banesa e tij.

Dy vëllezër dhe çuni i xhaxhait të tyre, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, goditën dhe dhunuan me mjete të forta 16-vjeçarin. 16-vjeçari rrëfen se motra e tij rreth 34 vjeç kishte shkuar të mblidhte bimë medicinale në livadhet që ndodhen shumë afër banesës.

Të lidhura

None found

Kur po kthehej për në shtëpi, në rrugë disa çuna i marrin bimët, ajo shkon në shtëpi e frikësuar dhe i rrëfen familjes gjithçka. Aty nis e gjithë ngjarja, vëllai i vogël i 34-vjeçares shkon për te vendi i ngjarjes, aty dhunohet barbarisht nga tre persona.

Po çfarë ndodhi me familjarët e 16-vjeçarit dhe si u zhvillua ngjarja pas gjithë kësaj ndodhie, ju ftoj të ndiqni këtë rrëfim të dhimbshëm.

Motra e 16-vjecarit të dhunuar: Atëhere kam dy motra dhe dy vellezer. Ne jemi 5 femije tre goca dhe dy cuna. Une jam e fejuar edhe punoj ne arsim. Njera nga motrat qe eshte 34 vjece mbledh lule, pra bime medicinale neper livadhe. Ndodhi qe kur po kthehej per ne shtepi motra tre cuna i kane dal para dhe i kane kerkuar lulet me force edhe i kane pohuar motres qe shko ne shtepi dhe njofto familjaret e tu.

Motra ka ardhur duke qarë ne shtepi dhe ka njoftuar vellain 32-vjecar, une isha duke marr bagetite edhe sapo degjova te qaren e motres u nisa per te vendi ku po shkonte vellai me motren, bashke me ne erdhi edhe vellai i vogel 16 vjec, i cili u dhunua. Kur shkuam aty te vendi qe nuk ishte as 100 m nga shtepia, vellai i madh u tha atyre tre cunave, dy prej tyre vellezer dhe ai tjetri ishte cuni i xhajes se ketyre te dyve ‘Pse e bete kete veprim, edhe nese motra e ka mbledh bimen ne livadhet tuaja duhet te mos i dilnit para dhe te benit keto veprime’.

Une nderhyra dhe thashë qe nese e keni gjetur motren ne livadhet tuaja, atehere mbajme pergjegjesi, njeri nga ata i cili quhet F. P. u afrua dhe tentoi te me shtynte, ne ate kohe hyn vellai im, i cili u dhunua. Keta ishin dy vellezer dhe nje cun xhaje i tyre. Aty ishte dhe nena e dy vellezerve, asaj i thashë, si nuk ju vjen turp qe sillni cunat per te berë sherr.

Ne ate kohe kjo hyri te ndante sherrin qe po behej, ata moren hekur, sopat e cdo gje tjeter, edhe ajo u demtua mes sherrit. Vellai i vogel ra ne toke i mbuluar me gjak, ata sa e pane u larguan menjehere dhe ne shkuam ne shtepi, aty u njoftua policia dhe ne jemi nisur per ne spital.

Pas 10 minutash pasi u nisen vellezerit ne Burrel ne spital, hyri ne dere te shtepise nje miku i tyre dhe kerkoi qe t’i falnim. Ne ate kohe hyri ne bisede babi dhe i ka thene qe gjakun e djalit tim nuk mund ta shkel. Ne momentin qe policia erdhi ne banesen e tyre u arrestua njeri nga vellezrit dhe cuni xhajes se tij.

Mirepo kjo nena e ketyre ka pohuar ne polici se eshte dhunuar nga vellai im, por kjo nuk eshte e vertete. Ata i kerkuan edhe dajes ne Itali per t’u pajtuar, edhe sot kane shkuar ne shtepi perseri te babi per t’i falur.

Por ne nuk mund t’i falim dot, kjo nena e atyre eshte ketu ne spital e shtruar afer nesh edhe ketu nuk ka as polici asgje, si mund te genjeje kjo nene kur une kam qene prezent dhe e kam pare gjithe ngjarjen me sy.

E vetmja gje qe ne kemi bere ne polici eshte denoncimi, edhe kam shkuar te prokurori dhe kam kerkuar te drejten dhe te verteten. Ata nuk i ka preke asnje me dore, dua te verteten e vellait, pasi ai eshte i shtruar ne spitalin e Burrelit dhe ka demtime te medha.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

5 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

5 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

5 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

5 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

5 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

5 hours ago