Categories: Uncategorized

Rrëfimi i babait për të bijën e abuzuar nga bashkëfshatari: E kishte zhveshur nga gjysma e poshtë

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kuçovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.

Babai i 2 vajzave: Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza. E kap tek gjoksi…dhimbje edhe mbrapa ka pasur nga gjoksi.

Të lidhura

None found

Vajza 17-vjeçare: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi. Gazetari: Pasi ka ngacmuar vajzën e vogël, që është me prapambetje mendore 17-vjeçe, ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 20-vjeçare. Ku e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Mbrapa shtëpisë. Gazetari: Prapa shtëpisë ku jetoni? Babai i 2 vajzave: Po, ku jetojmë këtu. Gazetari: Si e ka ngacmuar? Babai i 2 vajzave: Donte ta kapte. Të kapa i tha, aty se si i ra me bërryl kjo… Gazetari: Ja ta pyesim vajzën. Ku ishe ti? Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë.

Gazetari: Çfarë bëre ti? Vajza 20-vjeçare: I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë. Gazetari: Pas kësaj iku? Vajza 20-vjeçare: Iku… Pas policisë, babai i dy vajzave që janë ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i tyre, pas 9 muajsh vjen që të interesohet në Prokurorinë e Beratit për të marrë minimalisht vesh emrin e prokurorit ose prokurores që ka këtë çështje, e cila ka që në Shtator të 2019 dhe i ka kaluar afatet që parashikohen në ligj.

Roja: Ok! Kur të thërrasin ata tani, të thërrasin. Do të thërresin, do thërritesh. Qytetari: Do thërritem? Roja: Po! Gjersa ke, që nuk është punuar. Qytetari: U bënë 9 muaj. Roja: Ore, nuk është punuar nga Corona Virus-i. Ka nga marsi e këtej nuk është punuar. Nuk është punuar. Do thërritesh. Ik pa merak! Për këtë rastin tjetër, n.q.s ke rast tjetër, ik bëj denoncim prapë te policia! Qytetari: E kam bërë unë denoncimin. Roja: Tjetër! Qytetari: Kam bërë denoncimin, dy personat vazhdojnë akoma. Roja: Kur të thërritesh, do vish! Do të thërrasë vetë institucioni. Hajd! Qytetari: Në rregull!

Absurdi në gjithë këtë ngjarje është se Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili dyshohet se mund të ketë abuzuar seksualisht me të dyja është ende i lirë.

Gazetari iu drejtua policisë së Kuçovës për të pyetur për procedurat që janë ndjekur në lidhje me dy kallëzimet që ka bërë babai i dy vajzave. Polici: Është në prokurori. Gazetari: E di! Polici: Deshe atë problemin e vajzës? Gazetari: Po, edhe atë të dytës, së tjetrës. Polici: E pra, në prokurori të thashë. Ça do të sqarohemi? Gazetari: I është rrit vajza atij dmth?

Polici: I ke në prokurori. Ti shko e kërko informacion! Gazetari: Këtu ça është bërë? Përse s’u arrestua ai? Gazetari: Ta jep përgjigjen prokuroria. Pas babait të vajzës, emisioni “Stop” u interesua për të marrë vesh emrin e prokurorit, ose prokurores në lidhje me kallëzimin për ngacmimet seksuale ndaj dy motrave.

Gazetari: Ne interesohemi për një rast. Ngacmimet seksuale të dy vajzave. Njëra 17-vjeçare me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe. Është bërë një denoncim nga babai i tyre rreth një muaj më parë për vajzën 20-vjeçe dhe rreth 9 muaj më parë për vajzën 17 vjeçe. U interesuam në policinë e Kuçovës dhe na thanë atje, që i kanë dërguar në prokurorinë e Beratit. Ndërkohë që kanë kaluar tërë afatet dhe nuk dimë. Erdhi i jati pak më parë këtu, pyeti zotërinë si njeri, ore kush prokuror e ka, se s’më kanë thërritur, s’më kanë bërë. Ik, se do të thërrasin,- thotë ky sikur është prokuror. Kush do ta thërrasë o vëlla?! Tre muaj e ka procedura.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Nuk jepen të dhënat. Gazetari: Nuk dua të dhëna, duam, pse… Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Po tani…shiko! Kur ka dhe persona, që kështu nuk jepen. Gazetari: O zotëri! Është tashi…,se jemi të gjithë prindër, është një gjë sensitive, që duhet t’i jepet prioritet. Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Tani unë, kaq… Gazetari: Minimalisht të paktën…,ore ai mund edhe ta ketë pushuar.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Ju keni ardhur… Gazetari: Të lutem! Është një informacion bazik. Si media. Unë e bëj kërkesën, por ma kthe sot përgjigjen! Unë s’kam luksin dhe kohën e mundshme. Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Do mundohemi ta kthejmë. Edhe për median, Prokuroria e Beratit është diskrete. Nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj, kur ndërkohë afatet ligjore për një hetim janë 3 muaj. /tvklan.al

të fundit

Raporti i Antimafias italiane: Grupet shqiptare bashkëpunojnë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, çfarë zbuloi hetimi Hydra

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

16 minutes ago

“Arbana Osmani personi që më ka zhgënjyer, tjetër në ekran, tjetër në realitet”/ Pas deklaratave të Ori Nebiajt, vjen reagimi i moderatores

Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…

18 minutes ago

Ballkani Perëndimor pritet të përfshihet në roamingun pa tarifa shtesë të BE-së

Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…

22 minutes ago

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…

22 minutes ago

Bardhi akuzon kreun e SPAK për favorizim të Ballukut dhe zbulon klinikën ku ajo, sipas tij, shpenzoi mijëra euro për estetikë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

30 minutes ago

81-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

30 minutes ago