Categories: Uncategorized

Rrëfimi drithërues i të burgosurit: Më shpëto mami! Erdhën të më lidhin me pranga

Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt.

Në të njëjtën ditë, një person që vuan dënimin në këtë institucion, ka telefonuar të ëmën dhe i ka treguar se si keqtrajtohet brenda qelisë dhe si shërbimet në këtë institucion shiten me para nën dorë.

Të lidhura

None found

Në këtë material, të cilin e kanë dërguar pranë emisionit “Stop”, ai dëgjohet teksa i tregon nënës së tij torturat që përjeton në këtë burg, ku i thotë se e kanë lënë në dhomën e izolimit të flejë pa dyshek dhe pa batanije, apo se kanë tentuar që ta lidhin me pranga në duar dhe këmbë.

Ai i kërkon ndihmë nënës së tij, ndërsa i thotë se nuk duron dot më e se mendon të kryej vetëvrasje.

Ai shprehet se shefi i policisë e ka dërguar atë në dhomën e izolimit pasi sipas tij , i ka shitur qelinë një të burgosuri tjetër.

Ndër të tjera, ai tregon se të gjitha këto akuza që hedh janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni.

I burgosuri- Po më bëhet një padrejtësi e madhe në burgun e Peqinit.

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Shefi i policisë më ka pru pa të drejtë në izolim, sepse ka marrë lekë edhe ka shit dhomën që rri…

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Edhe më ka kaluar këtu në izolim, pa asnjë lloj lidhje. Me datën 3 nga ora 12 ka tentuar një Ilir… Ilir Boçi, për të më therur nga skara, që po flisja në telefon, që të mora ty.

Janë kamerat mami, nuk janë fjalë, janë kamerat atje, që tregojnë të vërtetën dhe më kanë pru këtu, për arsye, që ato të dalin të justifikim, për të shit dhomën dhe për të çu njerëzit, që kanë marrë lekët direkte te shefi i policisë. Sot më kanë ardh këtu duke më provoku dhe duke më thënë që: “Ne ty do të të bëjmë, që t’i të hash baltë këtu, gabel i m*tit”!

Janë kamerat, që tregojnë këtu mami këtë gjë. Kjo telefonatë, që po të marr tani, nuk do të marr më, sepse aq ma kanë mbush zemrën. Unë do të vras veten.

Mua nuk më lejnë me dal në telefon. Unë do të vras veten, ose do t’i vej flakën vetes. Mundohu të më shpëtosh si fëmi, që më ke! Jam njeriu me sjelljet më të mira, në burgun e Fushë-Krujës, dhe në burgun e Peqinit…

Më kanë nxjerrë nga vetvetja komplet mami. Nuk i di arsyet. Të drejtat e njeriut këtu m’i kanë shkel komplet mami, po më torturojnë. Më kanë lënë 3 ditë pa batanije, pa dyshek, kam fjet në ujë. Nuk më kanë lënë torturë pa më bo.

Prunë urdhrin tani, erdhën tani këtu specialistë trupe me gjithë polica, për me m’lidh me pranga tek këmbët dhe tek duart. Mami nuk e di arsyen. /tvklan

të fundit

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Një 35-vjeçar nga Kurbini është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

8 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

24 minutes ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

26 minutes ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

41 minutes ago

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

55 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

1 hour ago