Categories: Uncategorized

Rrëfim shokues i babait: Tetë meshkuj abuzuan brenda një nate me vajzën time

Tetë persona kanë abuzuar seksualisht brenda një nate me 17-vjeçaren nga Fushë Kruja pasi e kishin droguar për 12 ditë rresht. Pas denoncimit të bërë nga vajza, 5 të rinj të përfshirë në këtë ngjarje kanë rënë në pranga e policisë, ndërkohë që njëri prej tyre është në kërkim.

Babai i të miturës, gjatë një interviste në “Report Tv”, ka treguar mes lotësh se si vajza prej 2 muajsh ishte në një lidhje me të riun Alket Brata (në kërkim) dhe se për shkak të konflikteve me nënën ishte larguar nga shtëpia. Ndërkohë babai i saj i divoruar nga e ëma, ndodhej në burg.

Ka qenë pikërisht Brata ai që e dorëzoi te grupi i katër të rinjve, që abuzuan me të. Rrefimi i babait të vajzës “Më kanë çuar informacione çdo kohë që goca ishte larguar nga shtëpia, se fëmijët i kam takuar çdo javë. Kur nuk erdhi goca më thanë që është nisur në Sarandë. U kam thënë denoncojeni se e kanë marrë horrat për ta trafikuar për prostitutë. Sa i kishte mbushur 17 vjeç.

Goca me lëndët narkotike, i ka kaluar me moshatarët e saj. Ajo fëmijë m’i ka treguar të gjitha çfarë ka kaluar, mua, jo nënës së saj. Unë e di se sa ka vuajtur. Ajo ka pirë me moshatarët e saj nga fillimi 2016 hashash, pastaj kanë hyrë këto njerëzit, ka prindërit e divorcuar, s’ka përkrahje. Në atë kohë s’kishte lidhje me këtë grupin e të rinjve, ma ka thënë goca. Në 2019 nga korriku, është njohur me një djalë në Krujë, se ka pas lënë shkollën, aty është njohur me një nga grupi, por që nuk e kanë arrestuar e kanë lënë jashtë, arsyet i di shteti.

Ishte një djalë, ai e ka mbajtur për disa kohë afër, i ka dhënë lëndë narkotike, se e ka ditur që kjo ka pirë më herët me moshatarët e vetë. Ka thënë “kjo pi lëndë narkotike ta afroj unë tani”. Janë takuar për rreth 2 muaj, s’ka qenë e larguar nga shtëpia, ka ndodhur në korrik të 2019. Në tetor janë bërë gati për ta trafikuar gocën, ka qenë ikja e parë nga shtëpia. Ia kanë mbushur mendjen nga droga dhe i kanë thënë do të “punojmë jashtë shtetit, ti do të bëhesh bose”. Ka qenë vetëm ky Alketi, jo grup. Ajo ishte fëmijë, jo ndonjë vajzë e madhe që t’i kuptonte gjërat. Me këtë djalin u njoh pa i mbushur 17 vjeç. Ky djali ishte i pari i grupit.

Në tetor goca është ngatërruar me nënën e vet, që “dua të dal, të pi të kafe”. Nuk i vë faj nënës së saj, edhe pse s’kam marrëdhënie të mirë, ajo fëmijët e saj i ka mbajtur. Zihet me nënën dhe largohet nga shtëpia dhe takon këtë, “i thotë që jam larguar nga shtëpia, nuk kthehem më, ti më ke dhënë shpresat që do të rregulloj”.

Ai nga aty e ka marrë dhe i ka çuar te këto personat që janë arrestuar sot, i njoh të gjithë këta maskarenjtë, baballarët e tyre. Këta të rinj ishin kushërinjtë e 32-vjeçarit, miq, nipa daja. Janë njerëz të afërt me njëri- tjetrin. E ka dorëzuar dhe ata kanë vendosur disa kushte, me sa më ka treguar vajza, se nuk besoj se më ka gënjyer. Ai i ka thënë unë kam bërë burg, nuk merrem dot me këtë, por merreni dhe sistemojeni.

Ata e kanë marrë nga aty, e kanë çuar në Tiranë në një hotel në Kamëz. Atë natë e kanë mbajtur aty, i kanë dhënë drogë, të nesërmen e ka dërguar në “Myslym Shyri”, në një shtëpi private, por nuk i kujtohet se e kanë mbajtur me kokën e ulur. Këtu ka qëndruar rreth 2-3. I kanë çuar disa persona, 3-4. Mos kujto se e kam të lehtë, këto që po të them. (qan) Aty një maskara e ka dërguar në shtëpi, i kanë çuar 8 veta në shtëpi. Kjo ka ndodhur në një fshat të Niklës. 8 vetë gocës 16-vjeçe. Brata ka pasur edhe babanë në shtëpi kur e kanë përdhunuar gocën 8 veta, ai u shërbente birra.

Ky legeni Brata e ka bërë. Kjo faktikisht nuk është një ngjarje e lehtë, e ka kaluar një traumë, jam munduar ta mbaj se kam thënë “ca të kem do e shes dhe do të të bëj njeri”. Vajza ka ndenjur 12 ditë është shfrytëzuar seksualisht në Nikël dhe Tiranë, por ata i thonin vajzës që “do thuash jam në Sarandë”.

I kam thënë gruas që raporto në polici. Në burg isha dhe më thonin njerëzit “ta kanë marrë vajzën dhe po ta trafikojnë jashtë shtetit”. Të nesërmen i kanë thënë “qenke mirë, e përballoke, do të shkojmë në Durrës se aty kanë lekë”. E kanë mbajtur aty, dhe pastaj e kanë rikthyer në Kamëz, në një hotel.

E gjitha ka ndodhur për 12 ditë. Nëna e kishte bërë denoncimin se i kishte thënë nënës “jam në Sarandë, do të iki në Greqi”. Nuk e linin vajzën që të fliste më gjatë, merrte nga numrat e këtyre djemve, në Instagram. Ky i pari që ua ka çuar këtyre, komandanti, pastaj ia kanë çuar kushëririt, dhe 2 si punëtorë që i mbanin me lekë, nga 23-32 vjeç”. Këto e kanë mbajtur gjithmonë nën efektin e drogës, po t’i kalonte 7-ë orë dhe shikonin që vajza donte të shkonte në shtëpi e drogonin prapë”.

4 të rinjtë e arrestuar Edison Çangu 28 vjeç-arrest me burg Fatjon Leka 25 vjeç-arrest me burg Leonard Stafa 17 vjeç–arrest shtëpie Arbis Shima 26 vjeç-arrest me burg

U dorëzua sot në Sarandë Ameldi Merlika 17 vjeç

Në kërkim Alket Brata/Shqiptarja.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago