Categories: Uncategorized

Rrëfehet vajza që u plagos dje rastësisht në Tiranë: Kam akoma plumbin në këmbë

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Një kalimtare e rastësishme mbeti e plagosur pasi policia pati një përplasje me të shumëkërkuarin Orges Bilbili.

Vajza me inicialet M.P. ka tentuar të fshihet te një mur në cep të marketit, por është penguar me një person tjetër dhe aty e kanë kapur plumbat e policisë ka thënë ajo për News24.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?
Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?
Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?
Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?
Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?
Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?
Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?
Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?
Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?
Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?
Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?

Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

të fundit

Ervin Salianji takon prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i vrarë në ambientet jashtë shkollës: Ngjarje të tilla, këmbanë alarmi për të gjithë ne!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…

38 minutes ago

Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij flet për herë të parë publikisht: Do të vazhdoj turnetë dhe podkastet

Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…

1 hour ago

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…

1 hour ago

“Vuante nga ishemia dhe diabeti”/ Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e Besnik Koçiut: Të hapen kamerat! U mbajt i izoluar dhe nuk iu dha ndihma e parë

Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…

2 hours ago

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

2 hours ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

3 hours ago