Categories: Uncategorized

Rrëfehet nëna e të miturës që u përdhunua nga 46-vjeçari: Na thoshte do t’ju ndihmoj!

Nëna e 13-vjeçares nga Pogradeci që u abuzua seksualisht nga një 46-vjeçar, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ajo tha se vajza rrinte e mërzitur gjithë kohës.

Sa i përket mohimit që 46-vjeçari i ka bërë veprimit kriminal ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- vjeçares.

“Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën.

Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte.

Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten.

Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe. Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha e ëma e vajzës së mitur.

Gruaja tha se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar. Ndërkohë një e afërme e vajzës në lidhje telefonike tha se bashkia është interesuar për rastin. “Ka ardhur një psikologe, vajza ndodhet nën kujdesin e shtetit, i dolën në krahë”, u shpreh ajo.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

6 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

23 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

30 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

58 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago