Categories: Uncategorized

Romancë dhe dashuri në kohë pandemie, Arilena Ara zyrtarizon lidhjen me menaxherin (FOTO LAJM)

Për shkak të pandemisë, Eurovision Song Contest 2020 anuloi festivalin që do të mbahej në Rotterdam (Holandë), megjithatë disa blogje Eurovizioni krijuan një platformë, ku këngëtarët do të prezantonin krijimet e tyre.

Finalja e “Eurostream 2020” u publikua në “YouTube”, por pa dyshim nuk pati aspak magjinë e Eurovizionit. Arilena Ara performoi në natën e dytë dhe në mungesë të një videoklipi, “Fall from the sky” u prezantua vetëm me versionin audio.

Të lidhura

None found

Shqipëria u kualifikua në finale, ku u rendit në vendin e fundit, me 63 pikë në total. Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi Daði og Gagnamagnið, përfaqësues i Islandës me “Think about things”.

Top5 vendet e para janë: Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika. Për sa u përket pikëpyetjeve nëse Arilena do ta ripërfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, situata mbetet ende e paqartë. Renditja në Eurostream nuk tregon asgjë, sepse qartazi Eurostream nuk është Eurovizion. Sidoqoftë, organizatorët e Eurovision Song Contest thanë në fillim të marsit se “transmetuesit mund të vendosin vetë se me çfarë do të prezantohen në Eurovizion 2021, që mund të jetë një këngë e re ose kjo e vitit 2020”.

Ndërkohë që Arilena këtë periudhë pandemie e shfrytëzoi për recitalin e saj “live” nga sheshi “Nënë Tereza”, me titull “Sounds of Silence”. E duket se këtë periudhë pandemie dhe izolimi, Arilena 20- vjeçare e ka kaluar duke shijuar romancën dhe dashurinë me menaxherin e saj, Popi Kola.

Artistja ka bërë disa postime, duke filluar nga arratisjet e tyre në natyrë, e deri te shijimi i intimitetit. Disa ditë më parë, Popi kishte ditëlindjen dhe Arilena zgjodhi ta uronte në mënyrën më të bukur. Në profilin e saj të “Instagram”-it ajo publikoi një foto, ku shfaqen të dy nga shtrati dhe krahas saj shkruan dhe fjalët e veçanta, duke e quajtur personin e jetës.

“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola. Personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë paraardhës”, shkruante këngëtarja. Ndërkaq, miq të afërt të çiftit tregojnë se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.

Arilena e njohi partnerin gjatë “X Factor Albania”, program ku Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Po le të ndalojmë pak te jeta private e Arilenës dhe kufirin që e ndan nga jeta skenike artisten, e cila mori famë me të dashurin që humbi në nëntor, që citohej në vargjet e Lindon Berishës, një këngë aq e ndjerë, me muzikë të Darko Dimitrov.

Në një program televiziv, e vënë para faktit që fustani i bardhë i nusërisë simbolizon virgjërinë, Arilena u pyet se cila do të ishte ngjyra e fustanit të saj të nusërisë nëse do ta vishte.

Dhe përgjigjja e Arilenës ishte: “E zeza. E zeza është në modë tashmë…”. Por kur asaj iu tha se u kuptua që nuk ishte e virgjër, Arilena reagoi: “Eee, vonë e paskeni marrë vesh…”.

Por kush ia ka marrë Arës virgjërinë?

“Nëntori ma mori”, u përgjigj këngëtarja. Por si mund ta merrnin këtë deklaratë fansat, duke qenë se ajo prej kohësh postonte foto ku shfaqej në krahët e një djali bjond, pikërisht Popit.

Mos ndoshta, ajo u lidh me Popin pasi dikush më parë ia kishte thyer zemrën? E pyetur fillimisht nga mediat lidhur me ato foto ku puthte bjondin në jaht, Arilena e pranoi lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të zbulonte edhe sekretin.

“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin e tij”, tha ajo dhe ja ku erdhi momenti që ajo t’i premtojë dashuri të përjetshme Popit. Tani nuk ka më dyshime që personi me të cilin ajo ndan punën dhe jetën private është pikërisht menaxheri i i saj i besuar në muzikë, Popi Kola.

Mund të themi se asistenti i Vera Grabockës në “Klan” ka punuar fort për karrierën muzikore të Arilenës, që nga adoleshenca e saj. Arilena i ka besuar atij gjithçka, që nga shpallja fituese e “X Factor”. Duke qenë se ajo duket shumë e lumtur me bjondin në krah, për t’u dhënë fund hamendësimeve, Arilena sqaroi fansat se kënga e trishtueshme me muzikë të Darko Dimitrovit dhe vargje të Lindon Berishës nuk i dedikohej ndonjë personi konkret në jetën e saj.

Në gjithë këto vite që Arilena është prezente në muzikë, bie në sy fakti që më shumë se çdo këngëtare tjetër, Arilena është e vetmja që kalon pothuaj 24 orë në 24 me menaxherin e saj, Popi Kola. Ata u afruan gjatë puntatave të “X Factor”, kur Arilena garonte për fitoren.

Kujtojmë që para disa vitesh, ata u bënë pjesë e një incidenti në Prishtinë, ku persona të panjohur u thyen dhe u vodhën sendet personale në makinën e tyre. Sa i përket imazhit, ish-vajza e brishtë e delikate, tashmë është shndërruar në një bishë. Projekti “Nëntori” e çoi Arilena Arën në një tjetër stad, ndërkohë që ajo shfaqet gjithmonë e më shumë provokuese pas atij suksesi.

Tanimë, Arilena në profilin e saj në “Instagram” shihet duke publikuar fotografi artistike, mes të cilave duket se ka edhe foto të nxehta topless. Le të shohim nëse ata kanë vendosur të martohen së shpejti, ashtu siç edhe po flitet në rrethin e artistëve./Panoramaplus.al

të fundit

Protesta e 21-të për largimin e kryeministrit bashkon kombin/ Sot diaspora në Tiranë: Edi Rama jep dorëheqjen

Këtë të sshtunë 20 qershor 2026, Tirana pritet të jetë qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të…

5 minutes ago

Dy vagona treni mallrash bien nga një urë në Mynih, një person në gjendje të rëndë

Një aksident hekurudhor i ndodhur gjatë natës në Mynih la një person të plagosur rëndë, pasi një tren mallrash doli…

9 minutes ago

Rriten rastet me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, bilanci shkon në 933 të infektuar dhe 245 viktima

Epidemia e Ebolës po zgjerohet në disa rajone të Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë shtim të ndjeshëm…

9 minutes ago

Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në…

9 minutes ago

Brazili fiton ndaj Haitit, por nuk bind ende; Cunha dhe Vinicius vendosin sfidën

Brazil - HaitiBarazimi zhgënjyes 1 – 1 kundër Marokut në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 për Brazilin,…

11 minutes ago

Almiron hyn në histori në Kupën e Botës si futbollisti i parë i ndëshkuar me të kuq nga “Ligji Vinicius”

Futbollisti paraguaian, Miguel Almiron, do të hyjë në histori si lojtari i parë që përjashtohet për shkak të zbatimit të…

11 minutes ago