Prej ditësh ka ngjallur debat në vend por edhe në shtetin fqinj, zgjerrimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon.
Së fundmi, albeu.com mëson se mediat greke e shikojnë të vështirë arritjen e një marrëveshje mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e kufirit detar.
None found
Qeveria e Mitsotakis njoftoi se, pas marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, caktimi i kufijve detar me Shqipërinë është gjithashtu një synim i Athinës dhe për këtë arsye Nikos Dendias planifikon të vijë në Tiranë për diskutimet përkatëse.
Sipas mediave greke, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket i gatshëm të zgjidhë çështjet e vjetra mes dy vendeve, por shtojnë se kushtet politike që ndodhet vendi, “vështirë se do ta lejojnë që të vazhdojë me nënshkrimin e një marrëveshje.
Për më tepër, Shqipëria ka hyrë në rrugën e zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e ardhshme dhe ndarjet janë të mëdha. Tashmë me njoftimin e qeverisë greke për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon me 12 milje, të cilat Rama i mirëpriti, opozita shqiptare dhe së bashku me presidentin e republikës e akuzuan se po shet detin”.
Në vijim të shkrimit, grekët kujtojnë me ironi faktin që ai që firmosi marrëveshjen në 2009, pra Lulzim Basha tani e kundërshton, ndërsa Edi Rama që e çoi paktin e parë në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi, tani do marrëveshje.
“Ironia është se Rama, i cili tani dëshiron një marrëveshje me Greqinë e kishte bllokuar në vitin 2009 pasi u firmos nga Ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i opozitës Luzlim Basha dhe Dora Bakojani duke e apeluar në gjykatën Kushtetuese, e cila e anuloi atë.
Tani rolet janë përmbysur. Rama po “kryqëzohet” si “tradhtar kombëtar”. Shoqëria shqiptare është përsëri në vorbullën e një polarizimi politik. Çdo gjë pozitive që ndodhur në marrëdhëniet greko-shqiptare kalon në një klimë mosbesimi. Anti-greqizmi në skenën politike shqiptare tenton të bëhet fitimprurës për vota, i nxitur nga propaganda turke” mbyllet shkrimi.
Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi brigjet perëndimore të Meksikës, sipas njoftimit të Shërbimit Sizmologjik Kombëtar…
Futbollisti ekuadorian, Piero Hincapie u përjashtua në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Meksikës pas një grindjeje me Santi…
Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…
Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, bëri të ditur Shërbimi…
Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në jug të Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën ushtrinë…
Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…