Categories: Uncategorized

Rikthimi i kazinove, PD: Rama i preu në besë qytetarët

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të rihapen kazinotë, duke sjellë një shqetësim të madh në vend.

Një vendim i tillë, për Partinë Demokratike, duhet hetuar nga SPAK. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se Rama kërkon të pastrojë paratë e pistë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, vendimi në fshehtësi që miratoi qeveria i hap rrugë biznesit kriminal. Me këtë vendim tha Gjata, Kryeministri Edi Rama i preu në besë familjet shqiptare.

“Nën panikun e humbjes që e pret, Rama ka shkelur një premtim që ka bërë, që nuk do lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra jetë njerëzish dhe familjesh.

Në fshehtësi ai ka miratua një VKM që i hap rrugë biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të Tiranës

Ai kërkon të pastrojë paratë nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit. Shqetësimi i Ramës nuk janë familjet, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin. Kjo prerje në besë dhe ky veprim kriminal duhet të hetohet nga SPAK”, u shpreh Gjata.

të fundit

Gurakuç Kuçi: Serbia is using propaganda and disinformation against Kosovo even through children

Doktori në marrëdhëniet ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi ka akuzuar Serbinë se gjatë shënimit të Vidovdanit ka përdorur propagandë dhe dezinformim kundër…

9 seconds ago

Protesta e 32-të kundër Edi Ramës mbahet sot, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të kryeministrit

Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…

5 minutes ago

Copernicus raporton rekord të ri për temperaturat e oqeaneve në qershor, gjashtëmujori i parë i 2026-ës mes më të nxehtëve në histori

Muaji qershor shënoi një rekord të ri historik për temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në të gjithë botën, në një situatë…

9 minutes ago

Franca vendos datat e presidencialeve, votimi i parë më 18 prill 2027

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë do të mbahen më 18 prill dhe 2 maj 2027. Vendimi është konfirmuar për…

9 minutes ago

Jutta Paulus reagon pas tensioneve në Tiranë: Dhuna mbetet e papranueshme në çdo rast

Eurodeputetja gjermane e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Jutta Paulus, ka reaguar pas incidenteve mes protestuesve dhe policisë…

10 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me…

14 minutes ago