Categories: Uncategorized

Rikthehet dhuna në çerdhet e Tiranës! Fëmija plot shenja, drejtoresha habit me përgjigjen

Emisioni “Stop” në Tv Klan, këtë të martë ka trajtuar një temë shumë të ndjeshme, dhunën ndaj fëmijëve të mitur. Edhe herë të tjera “Stop” ka trajtuar tema të tilla, të cilat pas denoncimit kanë gjetur zgjidhje.

Sot “Stop” publikoi një incident dhune ndaj një fëmije 2 vjeç në çerdhen dhe kopshtin privat “The Future”, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nëna e 2-vjeçarit, e cila ka bërë dhe denoncimin në “Stop” tregon se në datën 29 shtator, e telefonon drejtoresha e çerdhes, duke i kërkuar të shkojë të marrë fëmijën, pasi ai dëmtuar veten.

Të lidhura

None found

E ëma e gjen fëmijën të grricur e çjerrë në fytyrë nga njëra anë dhe kafshuar në anën tjetër. Pasi kërkon shpjegime nga drejtuesit e çerdhes, drejtuesit e çerdhes nxjerrin versionin e ri, që e ka dëmtuar një fëmijë tjetër. “Unë si prind them se është mungesë neglizhencë nga stafi. Kam kërkuar kamerat, pasi në fillim kur ka dërguar fëmijën në këtë kopsht më thanë se ka kamera, por tani më shpjeguan se nuk ka kamera në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e fëmijës.

Zonja ka kërkuar hapjen e kamerave, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me fëmijën e saj, ndërsa ka bërë edhe denoncim në komisariatin Nr.3 në Tiranë, pasi anjë prej edkutaoreve nuk mban përgjejgësi për dëmtimin e fëmijës dhe justifikohen duke thënë se nuk kanë qenë në dhomë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Nëna e fëmijës: Denoncimin e kam mbrëmë mbrëmë, më thanë që të telefonoja me këtë numër.

Polici Griseld Stafa: Po, po!

Nëna e fëmijës: Ju jeni Grsield Stafa?

Polici Griseld Stafa: Po unë jam. Unë jam, unë jam.

Nëna e fëmijës: Do vini në të kontrolloni ambientin. Si do procedohet?

Polici Griseld Stafa: Si e ka emrin ai kopshti?

Nëna e fëmijës: “The future”

Polici Griseld Stafa: Ku ndodhet ky, kshu fiks?

Nëna e fëmijës: Në Don Bosko.

Polici Griseld Stafa: Ok, mirë dakord!

Nëna e fëmijës: Po kur do shkoni.

Polici Griseld Stafa: Ne tashi jemi këtu ke “Ministria e Drejtësisë”, se do bëhet një protestë!

Nëna e fëmijës: Është më e rëndësishme protesta se dhunimi i fëmijës tim?

Polici Griseld Stafa: Po tashi ca t’ them unë tashi? Nuk e di tashi… në rregull, në rregull…

Nëna e fëmijës: Po më jep pra përgjigje,ç’a është kjo në rregull.

Polici Griseld Stafa: Do ta ndjek unë pra, në rregull!

Nëna e fëmijës: Ju lutem merreni seriozisht se kemi të bëjmë me një fëmijë.

Polici Griseld Stafa: Po patjetër, patjetër!

Nëna e fëmijës: Bëhet fjalë për fëmijë dhe ata mund të fshijnë kamerat.

Polici Griseld Stafa: Nuk i fshijnë dot kamerat, jo!

Nëna e fëmijës shprehet se do i shkojë deri në fund kësaj çëshje, pasi do të zbuloje se çfarë i ka ndodhur djalit të saj. “Duhet të mbajë dikush përgjegjësi në këtë kopsht”, shprehet ajo.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, nëna i drejtohet çerdhes, ku drejtoresha i kërkon ndjesë, duke i thënë se tani do t’i rrijë në kokë fëmijës.

Qytetarja: Si kalove Arjana? Mund të flasim pak për pjesën e çunit?

Drejtoresha: Unë ta kam treguar të vërtetën!

Qytetarja: Versionin, që fëmija është bërë vetë.

Drejtoresha: Të kam thënë atë, që më kanë thënë gocat( edukatoret).

Edukatorja: Arjana, t’i mbaj tek klasa?

Drejtoresha: Jo, jo, se nuk…bëhen si histerike, dhe mërziten prindërit, o Anxh.

Qytetarja: E ka parë njeri, që ai është bërë vetë?

Drejtoresha: E kanë parë me vonesë!

Qytetarja: E ka arrit në konkluzionin, që është bërë vetë pa e parë ajo, se cfarë ka ndodh.

Drejtoresha: Gocat( edukatoret) thanë, meqë ishte xxx aty(fëmijë tjetër) afër, menduan, se xxx ka tendencë të gërrici, dhe mami vet nuk e mohon atë. As ato nuk janë të sigurta, tashi!

Qytetarja: Atëherë, kur nuk janë të sigurta, pse japin versionin, që fëmija është bërë vetë? Këtu janë dhëmbë, njëri krah.

Drejtoresha: Dhëmbë?

Qytetarja: Krahu tjetër, janë thonj!

Drejtoresha: Pse dhëmbë janë këtu?

Qytetarja: Po, janë dhëmbë!

Drejtoresha: S’ia kam vënë re! Unë ia thashë edhe sot, o goca po pse me goca? A e patë? Po s’e kemi parë me Arjanë,- thotë Migena (edukatore). Nuk e kam parë!

Qytetarja: Atëherë, thuaji Migenës- je e papërgjegjshme! Unë e kam problemin këtu: përvec pjesës, që ai ëshët dëmtuar fizikisht, djali im nuk është mirë! Nuk më duron dot mua! Është në një fazë, që nuk fle gjithë natën! Zgjohet natën, më sheh mua si “gogol”.

Drejtoresha: Po mirë, se…

Qytetarja: E kam cuar tek lodrat këtu (pranë cerdhes), dmth kishte kap makinën, lozte dhe qante. Nuk është mirë psikologjikisht, që do të thotë, me të vërtetë është trembur!

Drejtoresha: Unë të thashë ty, sille, se unë do t’i qëndroj në kokë! Unë të thashë.

Qytetarja: Ku të kem unë besim! Të sjell unë fëminë?

Drejtoresha: Ta garantoj unë atë!

Qytetarja: Këtë ma ke garantu që ditën e parë, Arjanë! Arjana, do ta zgjidhim në rrugë ligjore. Vazhdojmë rrugën ligjore, ishalla qetësohemi dy palët! Kaq! /tvklan.al

të fundit

UN Security Council closes discussion on Kosovo; US calls for the end of UNMIK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

5 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

6 hours ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

6 hours ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

6 hours ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

6 hours ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

6 hours ago