Sot u nda nga jeta, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Nexhmija Hoxha vdiq në moshën 99-vjeçare.
Bashkëshortja e nipit të saj, Ermalit, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku e nuk mungojë superlativat për të, pavarësisht kritikave ndaj saj në mediat sociale.
Postimi i saj:
Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”
Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.
Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!
Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.
Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.
Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.
U prefsh ne paqe Nena Mija.
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…