Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë edhe ditën e nesërme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së nesërme pritet disi një përmirësim i situatës meteorologjike, teksa do të ketë reshje të herëpashershme e të dobëta.
None found
“Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh.
Gjithashtu sot ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…