Në edicionin e parë të “Tregime nga rajoni” ne adresuam sfidat e ndryshme me të cilat u përballen vendet në rajon gjatë muajve të parë të pandemisë. Lexuam shtatë “tregime” përmes të cilave mësuam se si vendet fqinje dhe sistemet e tyre shëndetësore u prekën nga vala fillestare e KOVID-19.
Ajo që është më e rëndësishme, konstatuam se një pjesë e vendeve të rajonit janë në “të njëjtin kazan”. Politikanët dhe partitë politike i vendosën (vendosnin) interesat e tyre politike mbi ato të qytetarëve. Në disa vende, numri i rasteve të reja pozitive me KOVID-19 jo vetëm që nuk u ul, por përjetoi “kulmin” në muajt e verës, kur pritej që virusi të qetësohej. Ndërkohë, qytetarët e këtyre vendeve në pjesën më të madhe nuk ishin të disiplinuar në respektimin e masave të rekomanduara për mbrojtje dhe parandalim.
Pas muajve të parë, ishim dëshmitarë të tubimeve të mëdha publike (koncerte, gara sportive, festime, etj.) pa asnjë respektim të masave mbrojtëse. Sidoqoftë, këto tubime nuk ishin vetëm të pakontrolluara, por në disa raste edhe të mbështetura nga qeveria.
None found
Ndërkohë, ekonomia nuk i bëri dot ballë virusit. Si? Këtë e kuptuam përmes “tregimeve” të bashkëpunëtorëve tanë nga Kroacia (Prlija), Kosova (Sbunker), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnjë dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN) dhe Bullgaria (Sega.bg) Ata tregojnë se ku është gabuar gjatë muajve të fundit, por gjithashtu tregojnë se çfarë duhet bërë në të ardhmen.
Në vigjilje të valës së dytë të pritshme, kërkojmë përgjigje në pyetjen vijuese: si të shmangim përsëri mbylljen e plotë të ekonomisë, ndërsa gjatë kësaj të sigurohet mbrojtje maksimale për qytetarët?
Këtë do ta zbulojmë në edicionin e dytë të “Tregime nga rajoni“
Nisma “Tregime nga rajoni” zbatohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Lidhni Pikat: Politika të Përmirësuara Përmes Pjesëmarrjes Qytetare” të implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ICS), me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…