Dy shtetas grekë nga Athina janë arrestuar në Kakavije nga Policia Greke pasi kanë refuzuar të kryejnë testin pranë autoriteteve shëndetësore greke.
Dy grekët ishin 43 dhe 44 vjecarë dhe vinin nga Shqipëria ku një ditë më parë kishin hyrë në territorin shqiptar arsyet e të cilës ngelen mister. Dy grekët nga Athina sot kërkonin të hynin në Greqi pa patur PCR testin.
Momentin që autoritetet greke kanë kërkuar bërjen e testit të COVID-19, ata e kanë refuzuar dhe madje janë prezantuar si operativ të Agjencisë së Shërbimit Sekret Grek që kishin mbaruar një punë në Shqipëri.
Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtra e tyre. Rrjedhimisht mbi ta rëndon akuza e përdorimit të paautorizuar të të dhënave, rrezikshmëri të përhapjes së Covid-19 dhe posedim të lëndëve narkotike pasi i janë gjetur doza cigare kanabisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Janinës ndërkohë që mësohet se para pak minutash janë lënë të lirë me garanci pasurore prej 5 mije euro secili.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…