Categories: Uncategorized

Reforma Zgjedhore bashkon katër përfaqësuesit: Për çfarë ranë sot dakord palët

Në takimin e radhës së Reformës Zgjedhore, katër përfaqësuesit kanë rënë dakord për identifikimin dhe votimin elektronik të zgjedhësve, që u propozua nga PD.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar në përfundim të mbledhjes se nuk përjashtohet numërimi elektronik për shkak se ajo do të ndikojë edhe depolitizimin e komisionerëve.

“Kemi qenë dakord që të përfshihet teknologjia në zgjedhje. Ne do të konsultohemi dhe me ekspertë dhe do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Kjo është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria.

Nëse kjo është e realizueshme do bëjmë konsultimet e nevojshme por në parim, ka qenë që parimet t’i vendosim në ligj. Një nga qëllimet që ne kemi pasur është edhe depolitizim i Komisioneve Zgjedhore dhe teknologjia ndihmon në këtë proces.

Ditën e martë PD do sjellë propozimet e saj për çështjet e financimit të fushatave. Nëse PD do i sjellë të gjitha propozimet besoj se në 2 javët e mbetura do kemi rezultate. Prokuroria ka sjellë disa përgjigje. Ne kemi rënë dakord që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK.

Kemi rëndë dakord që roli i policisë të jetë sinjalizuese. Ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm të ketë edhe një mbikëqyrje më të thellë të proceseve zgjedhore. Mazhoranca nuk ka asgjë kundër”, tha Gjiknuri.

Një tjetër pikë për të cilën u ra dakord në parim, ishte dhe propozimi i Rudina Hajdarit, për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë, që sipas saj nuk duhet të kenë asnjë lidhje me vendimmarrje në kohën e komunizmit.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

14 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

41 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago