Categories: Uncategorized

Rast urgjent! Bashkia u shembi shtëpinë, kjo familje me të sëmurë rëndë do flejë në qiell të hapur (VIDEO)

Pamje të dhimbshme gati të pabesueshme vijnë nga kjo familje në Reskovec, e cila sic mund t’a shihni ka mbetur në qiell të hapur.

Kjo pasi, sipas familjes në fjalë, banesa e tyre është shembur nga Bashkia e Reskovecit, duke i lënë në mes të katër rrugëve.

Të braktisur nga të gjithë, familjarët i janë drejtuar redaksisë së Albeu.com duke denoncuar padrejtësinë, e bërë sipas tyre nga bashkia duke kërkuar ndihmë në gjendje shumë të vështirë jetësore.

“Jemi një familje në Reskovec që kemi ngelur mes katër rrugëve. Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi na prishi shtëpinë duke në lënë në qiell të hapur…”

Sipas familjarëve, banesa e cila tashmë është kthyer në rrënoja ka qënë me dokumenta të rregullta dhe me certifikatë.

“Shtëpia ishte me dokumenta të rregullta dhe me certifikatë. Jemi të pambrojtur!”

Të dëshpëruar për fatin e tyre, familjarët rrëfyen për albeu.com se pjestarët e kësaj familje janë të sëmurë, me sëmundje të rënda dhe me probleme mendore.

“E gjithë familja ime është e sëmurë, me probleme mendore e sëmundje të rënda. Ju lutem na ndihmoni, jemi në pikë të hallit. Nuk kemi ku të strehohemi.”– shprehet familjari për redaksinë.

Mjafton të shihni pamjet e dhimbshme të bashkëngjitura lajmit për të vërtetuar gjendjen e vështirë jetësore me të cilën po përballet kjo familje.

Nëse dëshironi të ndihmoni sadopak, ju lutemi të kontaktoni në këtë numër celulari ‎+355 69 555 5405, për t’u lidhur me familjarët e kësaj familje. /albeu.com/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago