Categories: Uncategorized

Raporti i SHISH: Bandat shqiptare po fuqizohen, ku i pastrojnë paratë

Një raport i SHISH, ngre alarmin se bandat shqiptare janë fuqizuar dhe i pastrojnë paratë në sektorë si ndërtimi dhe turizmi.

Në një pjesë të raportit vjetor të Shërbimit Informativ Shtetëror, ngrihet alarmi i fuqizimit të strukturave kriminale, brenda edhe jashtë vendit.

Të lidhura

None found

Në raport theksohet se vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj, po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta.

Inteligjenca shqiptare thekson se individët që i kanë shpëtuar drejtësisë janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit ku përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë.

Bandat shqiptare që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kanë bazën e tyre kultivimin e kanabisit. Por si bëhet kalimi nga lënda narkotike e kanabisit tek drogat e forta si heronia apo kokaina?

Shish raporti thekson se evidentohen raste të shkëmbimit të kanabisit me droga të forta, si heroinë dhe kokainë shkruan euroneës.

Alarmant mbetet fakti se edhe agjencia e inteligjencës shqiptare, pranon se bandat kriminale ndërmjet tyre punësojnë vrasës profesionistë me pagesë për larje hesapesh ku edhe për vitin 2019, atentate të tilla s’kanë qenë të pakta.

Shërbimi Informativ Shtetëror analizon një aspekt tjetër të krimit të bandave kriminale, atë të krimeve ekonomike. Sipas inteligjencës, parat e bandave kriminale pastrohen në disa fusha biznesi si ai i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi dhe zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

të fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhër forcave ushtarake: Të shkatërrohet plotësisht infrastruktura e Hezbollahut në jug të Libanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht infrastrukturën e Hezbollahut në jug të…

2 minutes ago

Ukraina firmos me Suedinë për 16 avionë Gripen E, marrëveshja arrin 2.53 miliardë dollarë

Ukraina ka finalizuar me Suedinë një kontratë për blerjen e 16 avionëve luftarakë shumëfunksionalë Gripen E, në një marrëveshje që…

5 minutes ago

Tragjedi pa fund në Venezuelë: 1,943 viktima, morgje të përkohshme dhe përplasje për një pako ushqimi

Venezuela po përballet me pasoja gjithnjë e më të rënda pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën vendin më 24 qershor,…

5 minutes ago

Protestuesit mblidhen sot në 10:00 para SPAK, do të dorëzojnë librin “Albanian Files”; kërkohet dorëheqja e Ramës

Qytetarët kanë njoftuar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para  SPAK ku do të dorëzohet libri “Albanian Files”…

15 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 1 Korrik 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet…

21 minutes ago

Mbappe komenton triumfin e Francës dhe minimizon duelin me Messin për rekordet në Kupën e Botës

Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…

35 minutes ago