Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Demokratike është e dëshpëruar që në vend nuk ka më shumë viktima, e më shumë halle për popullin.
Në një lidhje me emisionin Open, shefi i qeverisë dha përgjigjen e tij edhe për akuzat e opozitës se ato pak teste që janë për epideminë janë bërë nga deputetë dhe familjarë të tyre.
Ato pak tamponë janë bërë për deputetë e familjarë të tyre, a ka të vërtetë në këtë akuzë?
RAMA: S’dua të humbas kohë me kryetarin e PD se realisht është për të ardhur keq që në mes të një lufte ku është sot njerëzit meritojnë që nga cdo figurë publike, pavarësisht statusit të kenë mbështetje, inkurajim, ndihmë solidare në kuptimin e zemrës e mendjes së angazhuar, fjalë të tilla, akuza të tilla janë tragji-komike për një kryetar partie e për një parti.
Cfarë do të thotë që testet i kanë bërë deputetët? Testet s’janë ushqime që po i hiqen nga goja njerëzve në nevojë e po i gllabërojnë deputetët.
Në fund ajo që vlen është rezultati, nëse do kishim një strategji të kësaj politike të suksesshme shëndetësore deri tani që do kish qenë pa rrugë e pa sy e pa mendje, do kishim pasur spitale të mbingarkuar e njerëz që vdisnin rrugëve.
E kuptoj që ka një dëshpërim sic ka pasur gjithmonë nga kryetari apo nga PD që nuk ka më shumë të vdekur e më shumë probleme, më shumë halle, dëshpërim në popull, unë e kuptoj këtë.
Ju thoni që këtë do kryetari i PD?
RAMA: Mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla, me ose pa dashje nxirret në mexhelis një dëshirë që mund të jetë edhe e pavetëdishme në një kohë që unë di shumë mirë që lideri legjendar i PD është në këkrim të kufomave cdo ditë dhe është në një përpjekje halucinante për të teguar një realitet imagjinar funeralesh që zhvillohen shehurazi.
Ka dijeni drejtpërdrejt nga shefi i shëbimeve funerale imagjinare, për të vdekur nga epidemia që i paskan shpëtuar syve të gjithë dynjasë e u fshihkan me kaq sukses nga qeveria. Këto gjëra janë të turpshme e të fajshme.
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…