“Nëse do më thoshin që ik nga kjo zyrë se po ike ti, COVID do iki, unë tani do isha duke ju dhënë lamtumirën, me lumturinë më të madhe. Unë po bëj më të mirën time…”
Kryeministri Edi Rama, ndërsa i është përgjigjur kritikave në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusi.
None found
Rama u shpreh se ka bërë më të mirën në menaxhimin e kësaj situate, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes tani që ka filluar hapja graduale.
“Shumë kujt ju duket se të qeverisësh është të jetosh rehat e të pasurohesh, por të qeverisësh është të rrish pa gjumë, të jesh vetëm në majë, kur frynë erërat nga të gjitha anët.
Nuk po ju qahem, po aq gabim jeni disa nga ju kur flisni kështu. Nëse do më thoshin që ik nga kjo zyrë se po ike ti, COVID do iki, unë tani do isha duke ju dhënë lamtumirën, me lumturinë më të madhe. Unë po bëj më të mirën time.
Ju lutem të mos e bëjmë si lopa. Tani që po hapemi, nëse nuk do jeni roje të vetes dhe familjes, unë nuk do mundem t’ju mbroj më jetën dhe shëndetin. Ju lutem kjo nuk është lojë, nuk është me të “dalim ku të dalim”.
Ne kemi vetëm një rrugë, atë që na nxjerrë me rezultatin më të mirë në ruajtjen e jetës dhe dinjitetit të këtij vendi, të tjerat janë të gjitha dokrra”, tha Rama.
Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…
Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…
Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…
Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…
Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…