Categories: Uncategorized

Rama tregon pse nuk u hap kurifi me Kosovën: Nuk na la Brukseli

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës “Një kontinent një e ardhme”, për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe tentativën për të hapur kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por që sipas Ramës mori sinjale nga Brukseli që të mos merrnin në konsideratë hapjen e kufirit.

Edi Rama: “Nëse themi dhe e kemi thënë më përpara dhe nuk ka funksionuar që do të hapim kufirin me Kosovën do kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve nuk është ndoshta Beogradi që do të hidhet por është Washington është Brukseli që thonë jo në asnjë mënyrë. Në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në tetor patëm disa sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër nëse rezultati do të ishte negativ, saktësisht për të mos marrë në konsideratë hapjen e kufirit. Pse? Sepse nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në bazë të të njëjtit parim.”

Kreu i qeverisë u shpreh se Kosova nuk është e detyruar të bëhet pjesë e marrëveshjes Shqipëri- Serbi, duke theksuar se kjo e fundit ka rënë dakord që të mos vendosë veto apo kusht mbi mënyrën sesi vendet e tjera qasen ndaj nismës së minishengen ballkanik.

Edi Rama: “Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë, është shumë e thjeshtë dhe kjo është ajo që kemi rënë dakord me Serbinë. Që Serbia nuk duhet dhe mund të vendosë asnjë veto, kusht, paragjykim për mënyrën se si vendet, shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra ti thuash jo kësaj është ti thuash jo historisë, së ardhmes dhe jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, jam i sigurt se herët me shumë se sa vonë do të jemi bashkë pjesë e saj sepse nuk mund të vazhdojnë nuk rrimë të refuzojmë e kundërshtojmë gjëra që janë kaq të dukshme, kaq të qartë e që nuk kanë asnjë problem, natyrisht nuk është e thënë të biem dakord për gjithçka është shumë thjeshtë, e them mbështetur në mosmarrëveshjet e mëdha që janë. S’kemi arsye pse. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën është shumë i qartë, karshi Serbisë nuk ndryshon por duke bërë atë që po përpiqemi të bëjmë besojmë që krijojmë më shumë mundësi për një dialog më këmbëngulës dhe më të qëndrueshëm, jo më pak.” /albeu.com/

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

18 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

35 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

47 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

1 hour ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

2 hours ago