“Pastaj nëse ka hapësira të tjera për t’i respektuar edhe opozitarët në parlament që në këtë rast nuk votojnë një ligj që lidhet drejtpërdrejte me të nesërmen e tyre, do të shikojmë, do të dëgjojmë dhe do të jemi konstruktivë…”
Pasi “kërcënuan” se nuk do t’a votojnë Reformën Zgjedhore, opozita parlamentare do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Edi Rama.
None found
Takimi do të mbahet ditën e sotme në orën 19:00 në Kuvend, ndërsa opozita prlamentare u shpreh pas takimit me Ruçin, se nuk do ta votojnë Reformën, nëse nuk i plotësohen tre kushte.
Deklarata e Ramës në lidhje me këtë cështje:
E di që situata nuk është e qetë, ne kemi dakordësuar një marrëveshje, duhet që ajo të mos lëvizë, sigurisht e vetmja kënaqësi që kamë marrë nga marrëveshja është kënaqësia e Lulit, më shumë se kaq nuk ka asnjë kënaqësi nga ajo marrëveshje sepse nuk reformon asgjë në sistem, por qëllimi ishte pikërisht ky, që të bashkoheshim të gjithë ne, bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën dhe pastaj dhe të tjerët nga frika e tmerrshme e zhgjedhjve dhe për t’i thënë ‘si e do ti që të mos kemi më llafe’, ata do bëjnë prap llafe, se PS do t’i fitojë prap zgjedhjet, po sidoqoftë ne e bëmë këtë në funksion të një mesazhi paqeje dhe ndërveprimi.
Shumë njerëz nuk janë dakord me mua, do të donin të vazhdonim në mënyrë të drejtë për drejtë, por në këtë situata dhe për një nevojë për ta ndryshuar klimën, ne duhet të bëjmë tonën, dhe për të hequr çdo mundësi për t’u gjetur sebepe, ne dhamë dakordësinë.
Është një dakordësi që duhet të kalojë në parlament, nuk duket të jetë fushë me lule, por ne i qëndrojmë marrëveshjes dhe duam që ta votojmë.
Pastaj nëse ka hapësira të tjera për t’i respektuar edhe opozitarët në parlament që në këtë rast nuk votojnë një ligj që lidhet drejtpërdrejte me të nesërmen e tyre, do të shikojmë, do të dëgjojmë dhe do të jemi konstruktivë. Besoj që është e mirë që të gjithë ne të kalojmë në një stad tjetër maturimi. Nuk kemi pse bëjmë marrëveshje për të ndenjur kështu siç jemi nëpër ambasada.
Të mblidhesh në një ambasadë e të rrish tre net atje e të dalësh me marrëveshjen që ishim mirë siç ishim…, por u bë mirë që u bë, e ndjej më të lehtësuar edhe mikun tim, kryetarin e PD, pastaj të shohim, nuk kam një përgjigje sot, të shohim si do të ecim në mënyrë që të kalojmë në një mirëkuptim më të gjerë.
Se po del që PS ka detyrimin vetëm të shpërndajë karamele, llokume e ballokume dhe mish nga trupi i vet, nuk mund të jetë kështu. Aman ju lutem kur flisni për deputetë që janë në parlament, mos harroni që janë të Bashës dhe Kryemadhit. Kush i sheh si persona që janë shfaqur aty nga rrugë të tjera e nga materniteti i Taulant Ballës, harron historinë. Ata janë aty të zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar në Shkup një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e…
Një pilot i një avioni privat realizoi një ulje dramatike emergjente të martën pasdite, më 18 gusht, në aeroportin Akron-Canton…
Eshtrat e tre alpinistëve të zhdukur që nga fillimi i viteve 1990 janë zbuluar nga një akullnajë që po shkrihet…
Autoriteti i Shëndetit Publik i Suedisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 raste me fruth, të lidhura me një festival…
Elbasani po përballet me trafik të rënduar dhe radhë kilometrike, veçanërisht në aksin Elbasan-Tiranë dhe në hyrje-daljet e qytetit. Policia…
Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Mudra, ndërsa Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka…