Categories: Uncategorized

Rama shpjegon dënimin me 15 vite të atyre që shkelin masat: Do dënohesh me patjetër nëse…

Kryeministri Edi Rama, ndërsa komentoi ndryshimet në Kodin Penal, për shtrëngimin e ndëshkimeve për ata që nuk do të respektojnë masat kundër koronavirusit, tha se do të dënohen me 10-15 vite burg ata persona që do të provokojnë vdekjen e të tjerëve.

Në një intervistë në “Open”, Rama tha se dënimi me burg do të jetë për ata persona që janë të infektuar dhe thyejnë karantinimin.

Ndërkohë, Rama u shpreh se duke nisur nga java që vjen, do të fillojnë edhe masat lehtësuese

“Në Kodi Penal aktual kemi edhe karantinimin e kafshëve, por të njerëzve nuk e ka parashikuar njeri, ndërsa sa i përket viteve mos më çoni në Korenë e Veriut, shkoni në Rumani, por që mos bëjmë ngatërresa, 15 vite është kur ke provokuar vdekjen e personave të tjerë, jo kur je i painfektuar.

Ti nuk mund të jesh i painfektuar dhe të provokosh vdekjen e të tjerëve. Pra ti person i infektuar nuk rri në karantinë, por shkon në një event, ti patjetër do të shkosh 15 vite në burg.

ka masa të rënda të shkalëlzuara për periudhën e epidemisë dhe të gjitha ato masa janë perfekt. Kush nuk respekton masat, do të trajtohet si një person që rrezikon jetët e të tjerëve.

Nga java tjetër ne do të fillojmë të lehtësojmë me fashën orare, me lëvizjen me makina, do të fillojmë javë pas jave me lehtësime të mëdha, kur ti bën këto hapje, pas 15 ditësh, pas 1 muaji ti je i hapur dhe ai që del bën namin.

Por rasti me burg është për ata që policia ja mbyll lokalin dhe ai e hap, patjetër që ata duhet të ndëshkohen rëndë. Nesër pas nesër do hapen restorantet por do bëhen me rregulla të reja, nuk do jenë më tavolina afër e afër apo 18 veta në tavolinë. Nëse këto i shkel, do paguash“, tha Rama.

të fundit

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.…

42 minutes ago

Teliti: Bashkia e Tiranës, simbol i dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. Vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti: Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje…

1 hour ago

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Lideri i partisë, Nigel Farage,…

2 hours ago

“E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u…

2 hours ago

“Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani…

2 hours ago

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…

3 hours ago