“Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë…”
Kryeministri Rama nga Moska, në një intervistë për “Real Story” nuk la pa kritikuar liderët në Prishtinë, duke i quajur dritë-shkurtër, për dialogun Kosovë – Serbi.
“Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira.
Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie cështjesh.
Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama.
“Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë.
Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.
Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama.
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…