Categories: Uncategorized

Rama rëndit bizneset e rrezikshme që nuk do të hapen: 2-3 vite me frikën e COVID-19

“Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj…”

Kryeministri Edi Rama foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në Neës24, për rihapjen e jetës, pas mbylljes nga koronavirusi. Rama tha se kthimi në normalitet do të ndodhë vetëm kur të dalë vaksina dhe se, sipas tij, do të na duhen dy-tre vite të jetojmë me frikën e infektimit.

Të lidhura

None found

Sa i takon kohës se kur do të mund të shohim dritë në fund të tunelit, kryeministri u shpreh se 97% e bizneseve i janë rikthyer aktivitetit të tyre normalisht, ndërsa po bëhet edhe hapja e zonave të gjelbërta, ku do të ketë një shtim të tyre në fundjavë.
Pjesë nga intervista:

Kur do të presim një rifillim të lëvizjes së lirë?

Rama: Çështjen e afateve të shkelura e kam shpjeguar, por një lloj i caktuar njerëzish nuk e kanë fare mendjen të lexojnë pesë rreshta. Nuk do të gjobiten për shkelje të afateve, sepse nuk i kanë shkelur me vullnetin e tyre, por janë viktimë e një situate që nuk ka të bëjë fare me to. Nuk ka nevojë të telefonojnë në ambasada, nuk do të gjobiten.

Askush nuk është gjobitur, kemi marrëveshje me qeverinë greke. Sa i përket kufijve, kur ata që janë jashtë të më thonë që lëvizin nga një komunë në tjetrën, atëherë do të flasim për kufijtë e mëdhenj.

Sot në Itali nuk ke mundësi të lëvizësh nga një qytet në tjetrin. Këtu nuk ka lidhje me dëshirën, është një hall shumë i madh që na ka zënë secilin, por më në hall është qeverisë që duhet t’iu përgjigjet të gjithëve.

Nëse do më vinte dikush, z. Gjekmarkaj psh, që të thoshte ik ti nga qeveria dhe firmos që s’do merresh kurrë me politikë, do ta firmosja tani live në emision, që të shpëtonte populli nga ky makth. S’kam asnjë dyshimi që kjo që po bëjmë s’ka lidhje me ndonjë palë zgjedhje, se as më shkon në mend, por mendoj vetëm se si do jetë dita nesër.

Po shihet fundi i majit si fundi i makthit, kur po afron kjo drita në fund të tunelit?

Rama: Tani që flasim kemi afër 90% të biznesit në punë. Kështu që hapja jonë në aspektin e rikthimit në vendet e punës është masive, më masive se vendet e tjera. Janë disa aktivitete të tjera që do të happen javën e ardhshme dhe pastaj mbeten disa aktivitete që lidhen direkt me përhapjen e virusit, si qendrat tregtare, lokale, restorante, përfshirë edhe parukeritë.

Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj. Akoma nuk kemi hapur kufijë mes qyteteve dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim, por nuk e dimë akoma kur.

Po bëjmë një fragmentim të valës, duke u hapur në zonat e gjelbërta, ku do të shtojmë në fund të kësaj jave disa zona të reja. Por kthimi në normalitet, siç ishte para virusit, do të jetë vetëm kur të gjendet vaksina. Do të jetojmë edhe dy-tre vjet me rrezikun se mund të infektohemi.

të fundit

Tom Holland dhe Zendaya blejnë rezidencën në Londër për 8.25 milionë paund, me pagesë cash

Aktori i njohur i filmit “Spider-Man”, Tom Holland, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Zendaya, kanë blerë një rezidencë luksoze në…

2 minutes ago

Trump takon Imelda Marcos në Manila dhe i thotë “Të duam”, pas më shumë se 40 vitesh njohjeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

5 minutes ago

Policia skoceze kërkon kufizime në shitjen e biçikletave dhe skuterëve elektrikë pas shtimit të kriminalitetit dhe aksidenteve

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

5 minutes ago

Pas afro 40 vitesh, prindërit dënohen për torturimin dhe vdekjen e vajzës së tyre 4-vjeçare në Francë

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]Read…

5 minutes ago

Artan Hoxha on violence against Enea Gjodedja: Protesters were beaten so they would no longer take part in protests

Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi dhunën shtazarake ndaj protestuesit Enea Gjodedja. Hoxha u shpreh se…

6 minutes ago

U lirua nga burgu dhe festoi me familjen, por akuzohet se vrau me thikë një 42-vjeçar në SHBA

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

6 minutes ago