Categories: Uncategorized

Rama reagon pas rritjes së numrit të të prekurve: Ju lutem si Krishtit dhe Muhametit

Kryeministri Rama ka bërë një postim të ri në rrjetin social Facebook ku i lutet qytetarëve të rrinë brenda.

Ky reagim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi në vend.

Të lidhura

None found

>b> Postimi i kryeministrit Edi Rama

🔴 SOT NUMRI I POZITIVËVE U RRIT! SIDOQOFTË BRENDA PARASHIKIMIT LAVDI ZOTIT DHE DO TË VAZHDOJË TË RRITET ENDE MË SHUMË KËTË JAVË!

🔴 POR SFIDA E MADHE ËSHTË TË MOS RRITET NGA MARRËZITË TONA E TË DALË JASHTË KONTROLLIT!

🔴 ME REZISTENCË TË MADHE POPULLORE, MUND TË DALIM NGA KJO LUFTË ME HUMBJE E PLAGË TË MËDHA, POR SHUMË MË PAK SIDOQOFTË SE SA PO NUK REZISTUAM!

🔴 JU LUTEM SI KRISHTIT E MUHAMETIT MOS LUANI ME ZJARRIN DHE MOS BËNI NJË HAP MË SHUMË PËRTEJ KUFIJVE QË JANË VËNË PËR SECILIN!

🔴 NESËR NIS NJË DITË E RE ME SFIDËN E MOSSHKELJES SË ORAREVE; MOSDALJES ME ASNJË TJETËR NË KRAH; MOSKRIJIMIT TË GRUMBUJVE NË TREGJE E NË DYERT E DYQANEVE!

🔴 JU LUTEM MBANI FËMIJËT BRENDA!

🔴 JU LUTEM MOS LINI PLEQTË TË DALIN NGA DERA! JU LUTEM ECNI FILLIKAT NË RRUGË PA U NDALUR ASKUND!

🔴 JU LUTEM RRINI DREJT E NJËRI PAS TJETRIT NË RADHË ME DURIM! JU LUTEM MOS DILNI POSHTË PALLATIT!

🔴 JU LUTEM, JU LUTEM, JU LUTEM, MOS MERRNI MË QAFË FAMILJEN DHE SHQIPËRINË ME NUMRA IDIOTESKË NË SHKELJE TË RREGULLAVE TË LUFTËS!

🔴 JU LUTEM KUPTOJENI SE SA E TURPSHME DHE KRIMINALE ËSHTË TË NA VDESIN QINDRA E MOSOZOT MIJËRA NJERËZ, PËR NJË PAKICË TË VOGËL FARE QË NUK REZISTON, PO TRADHËTON!

🔴 JU LUTEM NJËMIJË HERË MOS, MOS, MOS! SHTETI PO BËN GJITHÇKA MUNDET, FORCAT E RENDIT DO BËJNË GJITHÇKA MUNDEN, 99% E POPULIT PO BËN GJITHÇKA DUHET, PRANDAJ JU QË JENI PAKICA E PAKICËS, POR JENI AQ SA I DUHEN ARMIKUT PËR TË NA GRIRË SI MISH QENI, MOS TRADHËTONI!

🔴 DO T’JU GODASIM PA ASNJË TOLERANCË, POR JUVE NUK DUHET TA ÇONI PUNËN ATY! JEMI TË GJITHË NJË FAMILJE DHE S’KA MË TURP NË HISTORI QË TË HUMBIM NJË LUFTË SI KJO, SE NUK RRIMË DOT NË SHTËPI!

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago