Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje publike ndaj atyre që mendojnë se ai i ka ofenduar në replikat e tij.
Rama thotë se ai kështu është, debaton pa dorashka dhe nuk do jetë asgjë tjetër veç ky që është.
STATUSI i plotë
Miq!
Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare!
Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam!
Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne, sepse jane pa lidhje te votuarit e tyre, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt debatin politik – meqe ra llafi, jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin🙂
Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…