Kryeministri Edi Rama ka ngritur zërin gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook.
“Është shqetësuese që flitet pa lidhje deri në pikën që duket sikur flitet nga hëna e jo nga ky planet. E keni me mua, s’ka asnjë problem por a ka mundësi të më thoni ku lidhen ato fjalë pa lidhje me gjithë ato rezultate qe kemi arritur?”- tha ndër të tjera Rama.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
1. Jemi vendi me numrin më të ulët te vdekjeve në Europë per 1 milion banore.
2. Jemi vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë në spitalet COVID
3. Jemi vendi me numrin me te ulet të përdorimit të respiratorëve.
Si mendoni ju, s’kanë lidhjr këto rezultate me gjithcka kemi bërë, me këto masa që kemi marrë me masat në kohën e duhur e gjatësinë e duhur pa shkelur në asnjë derrase te kalbur?
Apo mendoni se Covid i ka marrë me të mira shqiptarët, e se janë trima e ta japin në lule të ballit po i dole përballë?
Jo mor miq, janë masat që na kanë sjellë deri këtu padyshim edhe falë njerëzve që sytë i përdorin për të parë e mendjen e kanë në punë jo në hava, e kanë mbështetur me sjelljen e tyre të përgjegjshme.
Jo po pse na informon me FB si drejtohet shteti me FB, etj, a thua se i ka futur njeri me zor në këtë faqen time.
Ore jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat përfundimisht?
Flasin disa populli populli, po s’kanë lidhje fare me ta e me atë që flasin, mendjen e kanë pushim.
Miq nuk kemi ardhur kot deri këtu, nëse i kemi shumë shumë mirë 3 rezultatet e rëndësishme të kësaj lufte kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që ai armiku i padukshëm s’është fantazëm e virusi është ketu, pas derës e matane dritares, është pas nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia”.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…