Categories: Uncategorized

Rama nuk harron të thumbojë Veliajn “sy për sy”: I ka qejf ekzagjerimet!

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në zakon të “thumbojë” Veliajn gjatë mbledhjeve e organizimeve të përbashkëta.

Gjatë aktivitetin për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet, kryeministri Edi Rama tha se sot duket si një “Amerikë” e vogël.

Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama thumboi edhe kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj, për të cilin tha se i ka qejf ekzagjerimet.

“E nisën me institucionet e para komunitetet fetare, pastaj erdhën austriakët, pastaj italianët, pastaj komunistët, pastaj liri demokratikasit dhe pastaj në fund fare erdhi dhe lali Eri.

Në të gjithë këtë rrugëtim, Tirana u ndërtua si një qytet eklektik, një qytet si në rrallë vende të tjera, që mos ta bëjmë si ekzkluzivitet botëror, edhe pse na lejohet sot meqë sot festojmë 100 vjetorin dhe lali Eri i ka qejf këto ekzagjerimet, që kthen kokën në 360 gradë dhe duket sikur je në 4 kohë dhe në 4 botë të ndryshme.

Nuk është fat i keq që duke qenë se gjerat ndryshuan dhe të gjithë patën mundësinë të lëvizin të gjithëve i është dhënë mundësia që të vijnë në Tiranë dhe të bëhen pjesë e saj. Është Amerika jonë e vogël, në vitet kur Amerika na ngjante më shumë ne sesa i ngjan Amerikës sot.

Po normal, tani kohët kanë ndryshuar dhe me të drejtë Amerika në kërkon të bëhemi si Amerika sot nga të gjitha pikëpamjet dhe është vendi ku të gjithë njerëzit lindin ose vijnë dhe kanë një ëndërr, të vogël apo të madhe. Për sa kohë ne mund ta themi këtë duke e përjetuar vetë dhe duke e parë në sytë e të gjithë miqve që na vizitojnë.

Se i kam këtu të gjithë ambasadorët dhe duke i parë si i shkëlqejnë sytë të gjithë ambasadorëve që janë këtu në Tiranë, mendoj se nuk jemi keq. Ka dhe shumë më mirë, nuk diskutohet. Por siç thonë gratë e moçme shqiptare, ka dhe më keq, e kemi parë, ka dhe mos më keq, e kemi parë. Keq nuk jemi, do jemi shumë më mirë pa diskutim”, tha Rama.

të fundit

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

10 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

15 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

31 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

9 hours ago