Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i ftuar në “Opinion”, ku ka folur rreth planit financiar, por edhe për situatën aktuale në vendin tonë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë është shpehur se nga dita e nesërme shërbimi i internetit mund të jetë falas për të gjithë dhe se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po merret me këtë çështje.
“Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”, tha Rama.
Gjatë intervistës, kryeministri u pyet edhe lidhur me faturat e energjisë elektirke dhe tha se ato nuk do të falen kurrë.
Ndonëse Italia ka marrë masë të tillë për njerëzit, Edi Rama tha se për vendin tonë nuk do të funksionojë ky plan.
Virusi që lindi në Kinë në fund të 2019, ka shkaktuar deri tani rreth 10, 000 viktima dhe ka infektuar mbi 241,000 persona në 177 shtete.
Në vendin tonë numri i të infektuarve ka shkuar në 64 dhe pas situatës së vështirë, institucionet arsimore janë mbyllur deri në 3 prill.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.…
Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti: Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje…
‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Lideri i partisë, Nigel Farage,…
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u…
Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…