Categories: Uncategorized

Rama mesazh shqiptarëve: Ua ndjej dhimbjen deri në palcë, na kanë zënë halli të gjithëve!

Kryeministri Rama po prezanton këtë mbrëmje paketën e zgjeruar ekonomike, që do iu vijë në ndihmë bizneseve.

Rama iu drejtua të gjithë shqiptarëve, duke iu thënë se ua ndjen dhimbjen deri në palcë, që po përballen me këtë situatë kaotike izolimi, por sipas tij, një gjë e tillë duhet të vazhdojë, në mënyrë që të mos bëhemi si shumë shtete të fuqishme, që po përballen me numër të madh viktimash nga COVID-19.

“Të gjithë jemi në hall, çdo familje, çdo ndërmarrje, qeveria. Luftërat nuk vijnë për të na i zgjidhur hallet, por për të na i shtuar. Në këtë luftë të hatashme askush nuk e ka një zgjidhje, askush nuk e di me siguri ku është fundi, as në vendet më të fuqishme e më të ditura.

Ne shqiptarët që kemi një vend të vogël dhe jo me pak halle, e me këtë luftë, nuk duhet të harrojmë për asnjë cast gjënë më të qartë të kësaj lufte, sot halli i hallit që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës dhe mbrojtja e Shqipërisë nga një katastrofë.

Deri këtu armiku i padukshëm ka bërë kërdi lart e poshtë në botë. Sot jam shumë në merak, sepse e lexoj, e dëgjoj, e ndjej, që shumë nga ju po kujtojnë gabimisht se ja hodhën. Hapi rrugët, punët, se po vdesim, po plasim, po thonë disa. Ca të tjerë lëshojnë edhe sharje pa fund.

E vërteta është se në fakt ne kemi hyrë në një fazë, që është shumë delicate, ku rreziku jemi më shumë ne vetë tani, se armiku që po luftojmë. Ne sot jemi në rrezik potencial. Armiku nuk na i mbushi spitalet me të plagosur, por shumë prej nesh nga humbja e durimit mund të bëhemi pa dashje aleat i tij. Unë e vuaj ditë e natë dhimbjen tuaj, të familjeve, të prindërve, të atyre që kanë mbetur matanë kufijve dhe që nuk kthehen.

E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithkujtë prej jush, që nuk ja del dot të qetësohet, ndërkohë që dita bëhet gjithnjë e më e gjatë. Por, unë di dhe tjetrën, që detyra ime në këtë kohë është të mbyll veshët dhe të mos dëgjoj sirenat joshëse, që më thonë hajde dalim pa u trembur, të sfidojmë armikun.

E provuan disa të tjerë, shumë më të fuqishëm se ne që ranë pre e atyre sirenave, dhe sot janë zhytur në një numër vdekjesh dhe s’po nxjerrin dot kokën. Ne nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë, por shohim përditë kurbën që mbahet nën kontroll”, tha Rama.

të fundit

Izraeli urdhëron ushtrinë që të bllokojë anijen e Greta Thunbergut që të hyjë në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja…

15 minutes ago

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në një emision televiziv Loredana Brati tha se e pyetën lidhur…

35 minutes ago

Ja cilat janë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Qeveria e Kosovës është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me…

45 minutes ago

Rusia po përparon edhe në Ukrainën qendrore

Rusia tha të dielën se forcat e saj po përparonin për herë të parë në rajonin qendror ukrainas të Dnipropetrovskut,…

1 hour ago

E rëndë në Itali/ Plagoset 16-vjeçari shqiptar, zbulohen pistat e para të hetimit

Mbrëmjen e djeshme, një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua me thikë në gjoks në Vicenza, në një zonë…

2 hours ago

Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës

Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…

2 hours ago