Categories: Uncategorized

Rama me tone të ashpra: Maji, periudhë ku do të merren masa ekstreme për shkelësit!

“Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja…”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmërua për masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin maj për personat që do të shkelin rregullat e vendosura.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë”.

Kryeministri shtoi se pas këtyre masave do të shihet ecuria, për t’i dhënë më pas mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe

“Maji do të jetë një periudhë ku do të shtrëngohen shumë fortë masat për shkelësit, do të shkojmë në ekstrem sa i përket ndëshkimeve për periudhën e epidemisë, se nuk janë masa që shkojnë për tej.

E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga vija e zjarrit, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe.

Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor.

Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale”, tha Rama.

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

22 seconds ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

40 seconds ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

10 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

23 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago