Më 1 qershor e gjithë Shqipëria do të hapet gjatë gjithë kohës.
Kryeministri Rama lajmëroi të mërkurën se kjo do të jetë java e fundit e ndalimit të lëvizjeve, dhe zonave të kuqe.
None found
“Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, tha Kryeministri Rama.
Detajet e fazës së fundit të hapjes së vendit do të publikohen ditën e premte, më 29 maj, në facebookun e Kryeministrit. Ky ishte komunikimi i fundit i Kryeministrit Rama për koronavirusin në vend.
“Shumë shpejt do të prezantojmë planin e përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, që jo vetëm të zhdukim pasojat e kësaj kohe dreqi por të dalim edhe më të fortë nga kjo vuajte kolektive.
Do të investohemi me të gjithë energjitë tona dhe qysh prej fillimit të qershorit do të rihapen kantieret e ndërtimit dhe deri në fund të vitit shumë njerëz do të hyjnë në shtëpi të reja.
Do të hapen kantiere për lagje të reja. Do të realizojmë edhe një plan investimesh që do të injektojë shumë fuqi në ekonominë e vendit. Do të frymëmarrjen e organizmit të këtij vendi që është goditur fort por nuk është rrëzuar”, u shpreh gjithashtu.
Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…
Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…