Categories: Uncategorized

Rama “lëshon” Tahirin e “përkëdhel” Dakon: Dhe në burg të shkojë, është miku im!

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama foli për mënyrën se si janë menaxhuar akuzat e drejtuara ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste.

Kur u pyet për Tahirin, Ram tregoi se e ka përjashtuar dhe i ka thënë që të bëjë drejtësi vetë.

Ndërsa për vangjush Dakon, i cili doli në përgjimet e dosjes “339”, tha që e ka mik. Madje shtoi se edhe nëburg po të shkonte Dako, sërish do të ishte miku i tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Mua mos më gjykoni nëse dikush bën diçka në shkelje të ligjit. Më refuzoni kur unë shkel ligjin.

Fevziu: Ambasadori të tha mos i vendos në Bashki, ti i vure

Rama: Po nuk vendos gjë unë…këtu drejtori i tatimeve u dënua dhe qëndroi në detyrë deri në fund, sepse sipas paraardhësit tim, dëri në vendimin e prerë ai është i pafajshëm

Rakipllari: Saimir Tahiri…

Rama: Tahiri u kërkua të futej në burg 48 orë pasi një kazan në përgjime të letrave të prokurorisë italiane doli në gazetë. Çfarë bëra unë? Në burg? Jo atje s’do ta çoni por i thashë: Ti Sajmir, tashi do dalësh nga këtu, nuk je më pjesë e PS-së, nuk je më pjesë e selisë tonë. Avokat inga unë mos prit, shko dhe bëj drejtësi. Kush e ka bërë këtë në Shqipëri? asnjeri

Rakipllari: Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit është përfshirë në korrupsion

Rama: Ish

Rakipllari: E pshë në krahun tënd, është akoma…

Rama: Nuk është më, është ish…

Rakipllari: Ç’rëndësi ka, ai është i përfshirë në korrupsion të lartë. I ndalohet hyrja në SHBA dhe ti vazhdon të rrish me të….çfarë qëndrimi ke ti?

Rama: Ore, e do troç ti? Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Or ua…..më dëgjo. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë prapë miku im. Me Dakon nuk ka bërë kurrë, as kam kërkuar as s’i kam kërkuar ndonjë shkelje.

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

7 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

18 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

35 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

59 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

1 hour ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago