Duke nisur nga dita e nesërme, e shtunë 21 mars ndryshon ndalimqarkullimi në Shqipëri.
Tani e tutje, pa afat, lëvizja do të lejohet nga ora 05 e mëngjesit deri në 13 të mesditës.
None found
Kryeministri Rama ne facebook: NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!
THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!
🔴 NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.
🔴 NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!
KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ MBLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!
Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…
Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…
Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të ciklit të…
Manchester United ende u detyrohet klubeve të tjera 416 milionë funte (495 milionë euro) në tarifa transferimi të papaguara për…
Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në…