Krryeministri Rama thotë se taksa në Rrugën e Kombit është vënë për një parim të thjeshtë: lehtësi në qarkullim.
Sipas tij, liderët e Kosovës bëjnë propagandë dhe se ndërtimi i kësaj autostrade që në kohën e qeverisë Berisha ishte paramenduar të bëhej me taksë.
“Hashimi, Ramushi, Albini bëjnë propagandë. Kurtit i thashë se nuk hiqet taksa, nuk mbahet ndryshe”.
Për Ramën, taksa nuk ka ndarë Kosovën me Shqipërinë, përkundër se taksa rrugore nuk bëhet në asnjë rrugë tjetër në Shqipëri.
“E para e punës, ju e shihni të ndarë unë nuk e shoh fare Shqipërinë dhe Kosovën në këtë aspekt. Ajo tarifë është vendosur për një parim shumë të thjeshtë nuk ka pasur lidhje as me Kosovën, as me Shqipërinë as me ndonjë rajon tjetër.
Bëhet fjalë për një investim shumë të madh ka përmirësuar trafikun, a ka përmirësuar apo jo?Që kur paguani taksën, po vini në rrugë më të mirë.Taksën ju duhet ta paguani me krenari”.
Rama mohon se taksa për Kosovën është plaçkë.
“Jo nuk është ashtu”, tha Rama duke iu përgjigjur gazetarit Berat Buzhala në emisionin Pressing në T7, sipas të cilit taksa “është një plaçkë që i bëhet Kosovës”.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…