Categories: Uncategorized

Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare: Marrëzi dhe poshtërsi!

“Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990…”

Nga Vjena ku do të drejtojë nesër mbledhjen e OSBE-së për Bjellorusinë, kryeministri tha për mediat shqiptare se Greqia nuk ka pse pyet Shqipërinë për realizimin e një të drejte që asaj i takon dhe që vendi ynë sipas tij, e ka zbatuar në vitin 1990.

Edi Rama:

Kjo është marrëzia dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet nga ata që mund t’i fryjnë këtij zjarri. Deklarata e kryeministrit nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë.

Marrëzi pasi deklarata plus 6 milje nuk është shtrirje drejt Shqipërisë por është një shtrirje mbi bazën e konventës ndërkombëtare. Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990.

Ta bëjmë më të thjeshtë për njerëzit që bien shpesh pre e manipulimeve sepse janë politikisht të verbër dhe fanatikisht të lidhur me ato parti që i nxisin.

Kufiri detar nuk është si gardhi midis dy parcelave, nuk është si kufiri tokësor.

Nuk është kufiri shqiptar se ishin shprehur edhe intelektualët e Vetëvendosjes se kufiri detar nuk është si gardhi apo kufiri tokësor. Ka ujëra territorial dhe ka edhe ujëra ndërkombëtar, shelfi kontinental.

Shtrirja që tha kryeministri grek është krejtësisht korrekte, është vendimtarja e tyre, nuk ka lidhje çfarë thotë Shqipëria. Shqipëria nuk ka ça të thotë dhe s’ka pse të thotë. Pjesa tjetër është poshtërsi nga fillimi deri në fund e atyre që e bëjnë.

të fundit

Horoskopi 10 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…

4 hours ago

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…

4 hours ago

Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…

5 hours ago

VIDEO/Shpërthen festa në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…

5 hours ago

Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…

6 hours ago

Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS

PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…

6 hours ago