Kryeministri Edi Rama e theksoi sërish rolin që Presidenti Ilir Meta ka luajtur në këto javë krize nga pandemia e koronavirusit, ndërsa akuzoi opozitën se ka përhapur gënjeshtra.
Duke folur në emisionin “Real Story” në News 24, pyetur nëse e kishte ndalur luftën politike me kreun e Shtetit, Rama tha se me të ka pasur luftë vetëm njëherë, kur do të merrte mandatin e dytë për kryeministër.
“Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën”.
Ndërsa për hetimin parlamentar për kreun e shtetit dhe kërkesës për shkarkimin e tij, Rama tha: “Kjo është cështje e parlamentit, jo e imja”.
Agron Gjermarkaj: Nëse opozita denoncon raste të dyshura korruptive apo tendera nuk ka asgjë të keqe të informohet publiku…
Edi Rama: Po mo po, por publikut i vihen para fakte të sajuara me qëllim. Kjo është një kohë kur duhet bërë lufta me COVID 19. Nuk po ju them të heqin dorë nga monitorimi ata por duke parë ato që ata thonë rezulton të jenë gënjeshtra. Kur thua maskat janë blerë të skaduara dhe kur ato skadojnë në 2023 ky është një fakt.
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…
Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…
Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u…
Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…
Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…