Categories: Uncategorized

Rama i prerë: Gaz lotsjellës dhe ujë kundër atyre që thyejnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka kërcënoi të shtunën se policia është e gatshme të përdorë gaz dhe ujë ndaj atyre që dalin në mjedise publike gjatë orareve të shtetrrethimit.

“Policia është e vendosur të përdorë forcën dhe të gjitha mjetet […] që përdoren në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi lotsjellës, po të jetë nevoja,” u shpreh Rama në një mesazh video nga shtëpia e tij,

Ai tha se qeveria nuk do të tolerojë askënd që thyen rregullat gjatë orarit që lejohen lëvizjet e domosdoshme, 05:00 e mëngjesitderi në 13:00 të pasdites, duke nisur nga e hëna.

Gjatë këtij orari qytetarët janë të detyruar të mbajnë distancë 1,5 metër nga tjetri, të mos ecin dyshe apo në grup, të mos qëndrojnë ulur jashtë.

Rama paralajmëroi se qeveria do të bëjë një “listë të zezë tradhëtarësh” me ata që kapen duke shkelur rregullat gjatë orarit të lëvizjes. Atyre do t’u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit, do t’u hiqen bursat nëse janë studentë, apo rimbursimi i ilaçeve.

“Do të përgjigjemi me të keq, nëse me të mirë nuk marrin vesh”, u shpreh Rama, shkruan exit.al.

Në përpjekje për të qetësuar njerëzit që dynden nëpër dyqane, kryeministri tha se askush nuk kërcënohet nga vdekja prej urisë, “por të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të marrëzisë”. Ai theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së largësisë 1.5 metër nga tjetri dhe respektimin e të gjitha rregullave.

të fundit

Vrasja e Edmond Papës/ Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg dënohen autorët (EMRAT)

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e vrasjes së Edmond Papës, duke…

13 minutes ago

Presidenti Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Drejtësia kërkon profesionalizëm, integritet dhe pavarësi

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të…

33 minutes ago

U qëllua gjatë një tubimi elektoral, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial në Klumbi (VIDEO)

Kolumbia është përfshirë nga tronditja dhe pasiguria, pas një sulmi të rëndë ndaj kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator,…

44 minutes ago

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, 15 persona humbin jetën, plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte…

59 minutes ago

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT-së

Në Bashkinë e Himarës, 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie, janë shkarkuar me…

1 hour ago

Italia “pushtohet” nga i nxehti afrikan, pritet që kjo valë të mbërthejë edhe Shqipërinë

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e…

2 hours ago