Categories: Uncategorized

Rama i përgjigjet PD: Sa gjynah! Pse Zoti nuk i ushqeu fare

Kreu i Qeverisë i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike, duke e cilësuar reagimin e tyre, “një kundërvënie të verbër të një çete vulëhumburish”.

“Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë”, shkruan ndër të tjera Rama.

“Nisma e Ramës për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët”, thuhej në deklaratën e PD-së së publikuar pak më herët.

Postimi i plotë

Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

🔵 Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

🔴 Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e 🔵PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!”

të fundit

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli godet nga ajri depot e armëve dhe bazat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…

23 minutes ago

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

36 minutes ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

60 minutes ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

1 hour ago

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll…

2 hours ago

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh…

2 hours ago