Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje online me qeverinë e tij.
Ai deklaroi se pensionistët nuk duhen lënë të dalin jashtë në këtë periudhë, duke shpjeguar kështu edhe faktin pse doli sot në rrugë.
Ndër të tjera Rama deklaroi se Italia ka kopjuar Shqipërinë dhe masat e marrë nga qeveria shqiptare.
“Unë dola sot dhe pashë një cik situatën. Është goxha më mirë në tregje, por kemi dy probleme. E para pensionisët duhen kthyer në shtëpi dhe kemi folur bashkarisht për të targetuar shërbimet për pensionistët.
Pra pensionistët që janë vetëm duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen kthyer nga rruga, dhe patrullat e policisë, makinat e policisë nuk duhet të vazhdojnë rrugën kur shikojnë një pensionist.
Ecja bashkë po ashtu është e ndaluar. Duhet të ecin një nga një. Ti mund të jesh burrë e grua, por nëse ecim bashkë këtu bëhen të gjithë të martuar. Këtu ka vetëm një gjë, ecën vetëm. Nëse je i shoqëruar gjobitesh dhe gjoba dihet.
Atyre këmbësorëve që shkelin jo vetëm marrin gjobën por u sekuestrohet edhe makina. Na e kopjoi Italia dje. Nuk duhet lënë asnjë”, tha Rama.
Javi Guerra është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Milanit. Mesfushori 22-vjeçar që momentalisht luan me Valencia në LaLiga,…
Nico Williams duket se ka vendosur për të ardhmen. Duket se ylli i Spanjës do të jetë futbollisti më i…
Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur…
Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin,…
Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake…
Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në News24, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës…