Kryeministri Rama ka dalë sërish në një video-LIVE nga rrjeti social Facebook ku ka dhënë edhe njëherë mesazhin e fortë për qytetarët që të vijojnë të qëndrojnë brenda.
Më së shumti ai i ka bërë thirrje të rinjve të mos dalin pasi rrezikohen seriozisht për jetën dhe “Është e pavërtetë që të rinjtë dhe fëmijët janë të paprekshëm nga koronavirusi”.
“Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të polcisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështiresitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa sherbim”.
Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020.
Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore
Akses falas në internet në cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim.
Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të cdo moshë 60% më lirë se oferta normale.
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor”-tha ai.
Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…
Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…
Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…
Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…
Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë…