Categories: Uncategorized

Rama hedh poshtë kërkesat e biznesit të madh: Shisni jahtet e vilat dhe paguani dritat!

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë kërkesat e biznesit të madh për përballizimin e krizës aktuale të shkaktuar nga koronavirusi.

I ftuar në “Open” në Top Channel, Rama tha që biznesmenët të shesin vilat dhe jahtet dhe të paguajnë dritat, duke e konsideruar një një kërkesë të paimagjinueshme.

Rama tha se lufta nuk vjen për të gëzuar askënd dhe se të gjithë duhet të sakrifikojnë për ta përballuar këtë situatë.

Deklarata e plotë e Ramës: Kam dëgjuar që dalin në tv dhe ankohen se nuk po dialogojmë dhe nuk po dëgjohen. Kam një dokument të tërë për të gjitha konsultat nga ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, që përfaqëson mua në të gjitha takimet me dhoma, bashkime prodhues, me konfindustri, me dhomë ndërkombëtare tregtie, këshilla biznesit.

Janë të gjitha çfarë kanë kërkuar të rreshtuara me problematika, kërkesa, vështirësi, të gjitha. Ne, vërtetë që nuk kemi organizuar tryeza në distancë jo sociale, nuk kemi hapur diskutime siç jemi mësuar të bëjmë më parë, por ndryshe nga më parë, si asnjëherë më parë, i kemi marrë për shkak të mungesës së mundësisë për t’u ulur, të gjitha dhe i kemi studiuar një për një.

Dua t’i siguroj që të gjithë që kemi analizuar çdo kërkesë. Lufta nuk vjen për të gëzuar askënd. Vjen për t’i krijuar halle të gjithëve. E kuptoj shumë mirë hallin e të gjithë kompanive dhe sipërmarrësve, por duhet ta ndajmë mendjen mirë që Covidi nuk është Sudja. Nuk ka ardhur me thasë me para për të bërë të mundur që dhimbjet e tyre t’i bëjnë ilaçe për t’i hequr dhimbjet komplet atyre me paratë e popullit shqiptar.

Kjo nuk ka për të ndodhur. Do të bëjmë maksimumin. Edhe ai që merr dyfishin e ndihmës ekonomike, prapë se prapë nuk është pa hall. E ka hallin por edhe ai bën diçka. Edhe ai pensionisti që merr një pension pak më të madh, por aspak shumë të madh, edhe ai bën pjesën e vet.

Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë dhe këta pasanikët e Shqipërisë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe nuk duhet të vijnë me kërkesa absurde, të cilat janë absolutisht jo të pa përbushura, por janë të pamoralshme në një kohë kur populli shqiptar është mbyllur brenda dhe kur problemi i qeverisë dhe i këtyre të pasurve është që të mos lëmë asnjë nga ata që rrogën e kanë ekzistencë në ankthin që nuk kanë rrogë.

Që kanë nevojë të kalojnë këto 40 ditë shumë kritike. Sjellin kërkesë të mos paguajnë drita. E kuptoni ju? Biznesi i madh të mos paguaj drita. Kur invalidët e Shqipërisë janë paguesit më të rregullt të dritave, ç’do me thënë kjo që pasanikët të mos paguajnë drita?! Kjo është e pa imagjinueshme.

Po të marrim të gjitha kërkesat që kanë bërë këta, dua t’ju them që kjo është luftë dhe kjo nuk është një kohë që ka ardhur që ju të suleni mbi arkën e shtetit dhe të garantoheni për të marrë edhe fitimin tuaj të munguar. Ju do humbni nga lufta, kjo nuk diskutohet. Humbja juaj është e fundit fare po të llogarisim se sa shumë humbje ka për ata që janë në pikë të hallit.

Po të plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre, fatura e tyre është që të heqim të gjithë buxhetin e pensioneve. Dhe t’u themi pensionistëve që ju mbrojtëm nga Covidi por nuk ju mbrojmë dot më, sepse kemi të pasurit e Shqipërisë që i kanë harruar dhimbjet. Se në fakt, ata vijnë nga asgjëja. Gjithmonë i kam vlerësuar dhe jam prapë unë që ju them; kjo nuk ka shans!

Në sytë e mi dhe në sytë tanë janë familjet që jetojnë me një pagë dhe jo ju që mund të keni dhimbje që nuk do t’i bëni pushimet nëpër botë siç i keni planifikuar. Është koha për të zbuluar Shqipërinë. Ju jeni të parët të prenotoni pushimet në Shqipëri.

Jeni taksapagues të mëdhenj se fitoni më shumë se të tjerët dhe paguani 15% të shumë gjërave që fitoni. Tani nuk po u thotë njeri të paguani më shumë, por të flisni më pak. Të mos paguani ju drita, TVSh, ato që janë paratë që mbajnë luftë, kjo pastaj është tradhti. Pavarësisht masave ekstreme për periudhën e epidemisë, nuk e kemi në plan të kthejmë diktaturën.

Mos të më thonë më tv që nuk na ka dëgjuar njeri. Të jeni të bindur që çdo gjë të arsyeshme për t’ju mbështetur, por një gjë është batha që qeveria dhe ju nuk duhet të lëmë njeri në regjistrin tuaj pa marrë atë për të përballuar këtë luftë. Janë 40 ditë finale. Punonjësve nuk mund t’u thoni ik në shtëpi dhe nuk duam të paguajmë dot.

E di që nuk i mbajnë dot të gjithë për këtë do të ndërhyjmë ne dhe ata që i keni hequr nga lufta do t’i kthejmë në punë. Mos u bëni dritëshkurtër. Të luftojmë këto 40 ditë që këta njerëz të flenë të qetë.

Vërtetë i paguani, po ata nuk janë skllevërit tuaj, por punonjësit e suksesit tuaj dhe të mos shkojmë tek kërkesa surrealiste për të mos paguar dritat. Shisni jahte, apo vilën e tretë apo të katërt për të paguar dritat.

të fundit

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.…

45 minutes ago

Teliti: Bashkia e Tiranës, simbol i dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. Vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti: Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje…

1 hour ago

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Lideri i partisë, Nigel Farage,…

2 hours ago

“E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u…

2 hours ago

“Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani…

2 hours ago

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…

3 hours ago