Categories: Uncategorized

Rama hap “thesin” në ditë të vështira: Pagesë ekstra për mjekët e sanitarët

Në mbledhjen e sotme lidhur me situatën kur në Shqipëri kemi 10 raste të konfirmuara nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin do të marrin një shumë parash ekstra.

Sipas Ramës, mjekët dhe stafi mjekësorë do të marrin plus pagës nga 1 mijë euro në muaj. Ai shtoi se shoferët dhe sanitarët e spitaleve të angazhuar në luftën ndaj koronavirusit do të marrin nga 500 euro mbi rrogën mujore.

Ai tregoi se nga dita e nesërme për ata pjestar të administratës shtetërore që munden të punojnë nga shtëpia, do të ndërpritetet vajtja e tyre në ambientet e punës duke pranuar dhe dërguar kërkesa online.

Fjala e Ramës
“Ata që janë në vijen e parë të luftës dhe që do të përballen me trupin e tyre, do të marrin krahas rrogës mujore edhe një pagesë ekstra. Kështu sanitarët me 500 euro shtesë, infermierët me 1000 euro plus në muaj, 1000 euro shtesë për gjithë stafin mjekësor.

Çfarë kanë ushtarët në vijën e parë të luftës? Ushqime dhe farmaci. Por që të mos vijë puna tek kjo gjendje, kërkoj nga farmacitë se unë jam i pari për të lidhur fjalët me veprat, pavarësisht se nuk me gjykoni ju nga afër, zbatoj rregullat. Shteti është i detyruar të ndalojë atë që shumë kush po luan me veten dhe të tjerët. Duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka fare as veshë, as zemër as sy. Është i verbër që të futet në zemër, të thyen brinjët, të shtrin në tokë, siç po ndodh në gjithë botën. Ne nuk mund të pranojmë që disa njerëz të ikin pa luftuar deri në fund.

Më ka rënë mua të bëj këtë rol me ju, të bëj edhe polcin, edhe të mirin edhe të keqin. Janë gjëra që duhen bërë, janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë për të gjithë dhe jo vetëm për mua. Edhe mbledhjet e sotme janë diçka e rrallë dhe nuk është maksimumi, është zbatuar sepse është e domosdoshme të kufizojmë lëvizjet. Ato të përditshmet janë të nevojshme por jo logjike, dhe sot është luftë për të mbrojtur jetën e çdo kujt rreth nesh.

Nuk mund dot të shkojmë në palestër dhe sjellim sëmundje larg qoftë bashkëshortes shtatzënë. Nuk është luftë që do zgjas me vite por çdo minutë është sa një vit, do të thotë vullnet në një të përditshme të rënduar. Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë përmes kompjutertit. Nëpër shërbime dhe sportele për të gjitha aplikimet online. Të gjitha shërbimet do të kërkohen online dhe do të merren online”, tha Rama.

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

8 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

16 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

43 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

46 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

2 hours ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago