“Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen.”
Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit, ndërsa shton se të pezulluara do të ketë aktivitetet funerale, dasmat dhe ceremonitë mortore me shumë njerëz.
None found
Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar.
Rama: Shani e fyeni sa të doni por rrezikun e infeksionit mos e përqeshni sepse është real. Lus Zotit të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe larg qoftë të mos mbyllemi sërish.
Jam shumë merak dhe po ua përsëris se kjo fazë është shumë delikate sepse virusi nuk ka ikur dhe as nuk është mundur përfundimisht.
Bashkarisht ia kemi dalë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria nuk do të ishte në lartësinë e detyrës.
Njëkohësisht përtej fjalëve të kota, dokrrave të panumërta nuk u kthyen në thyerje masive të masave. Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen.
Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër.
Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…