Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se brenda javës së ardhshme mbetjet do të largohen nga zona e Manzës drejt Tiranës.
Gjatë në interviste në “Open”, Rama tha se reagimi me protesta u bë pasi u mendua se do të krijohej një vend i ri grumbullimi të mbetjeve ndërsa ka justifikuar Bashkinë e Durrësit për ndotjen e madhe që shkaktoi me depozitimin e përkohshëm.
None found
“Situata do të stabilizohet brenda pak ditësh. Na u desh të rrisnim presionin opozitiv mbi Bashkinë e Durrësit për të realizuar këtë marrëveshje.
Kishte arsyet e saj të ngurrimit për shkak të financimit të kostos së transportit.
Sepse tjetër është të largosh mbetjet nga zona urbane drejt Porto Romanos dhe tjetër t’i transportojë drejt vendit të përcaktuar.
Brenda pak ditësh mbetjet do të nisen për në Sharrë të Tiranës dhe më vjen keq për konfuzionin e shkaktuar ku me të drejtë për të mos u kthyer nga e para Bashkia është munduar të gjejë vende të përkohshme.
Kanë menduar se po hapej vend depozitimi të ri. Bëhet fjalë thjeshtë për një vendosje të përkohshme. Mendoj se javën e ardhshme Durrësi do të kthehet në normalitetin që ka pasur prej shumë kohësh”, tha kryeministri Rama. /albeu.com/
Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës është rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si…
"LSD dhe Venko Filipçe vazhdojnë të përhapin manipulime në lidhje me rastin e Alta Bank. Se ata nuk kanë njohuri…
Fisnik Asllani ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit në…
Jose Mourinho ka vendosur t’i japë Arda Gulerit liri të plotë në aspektin pozicional te Real Madridi, duke i mundësuar…
Alex Baena ka dalë në mbrojtje të Julian Alvarezit pas humbjes 2-1 të Atletico Madridit ndaj Barcelonës në “Metropolitano”, duke…
9 Nëntori shënon Ditën Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit, një datë që synon të kujtojë viktimat e regjimit nazist dhe…